TIRANE- Festa e ditëlidndjes ëhtë kthyer në tragjedi për disa të rinj mbrëmjen e djeshme. Një aksident i ka marrë jetën dy 17-vjeçareve rreth orës 23.30 në Bërzhitë në Bërzhitë të Tiranës. Viktimat janë dy shoqet Denada Tarja dhe Suada Serani, të cilat po udhëtonin si pasagjere në automjetin që drejtohej nga  Françesk Shaba 18-vjeç i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Ai u arrestua disa orë pas aksidentit. 

"Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F.Sh, drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit "B". Drejtuesi i mjetit u verifikua me aparatin alkool testues, ku rezultoi se sasia e alkooli ne frymëmarrje ishte 0.17 mg/l", njofton policia. Limiti i lejimit të konsumit të alkoolit është deri në 0.19 mg/l dhe vetë me 0.20 mg/l  deri 0.50 mg/l  të tërhiqet leja e drejtimit. Mbi 0.51 mg/l e lart drejtuesi i automjetit arrestohet.

Drejtuesi i automjetit së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç janë dërguar në QSUT ku po marrin ndihmën e parë mjekësore. Ata ktheheshin nga ditëlindja e një prej dy 14-vjeçarëve.

Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe më pas është përplasur me një pemë. Policia njofton se grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:30
FOTO/ Këto janë dy 17-vjeçaret që humbën jetën nga aksidenti i një nate më parë, ktheheshin nga festa e një ditëlindjeje

Suada Serani dhe Denada Tarja

Mësohet identiteti i dy vajzavve 17-vjeçare që humbën jetë një natë më parë nga aksidenti i ndodhur në Bërzhitë. Ato janë Denada Tarja dhe Suada Serani.  Vajzat ktheheshin nga festa e ditëlindjes së një 14-vjeçari i cili udhëtonte në makinë me dy viktimat.

Ora 09:49
18-vjeçari që drejtonte makinën ku vdiqën 2 pasagjeret ishte pa patentë, çfarë iu gjet gjatë kontrollit

Report Tv mëson se drejtuesi i automjetit të aksidentuar ku humbën jetën dy 17-vjeçare është Françesk Shaba 18-vjeç. Ai nuk kishte patentë për drejtimin e automjetit e cila është në pronësi të familjarëve të tij, ndërsa gjatë kontrollit i është gjetur patenta e babait. Aktualisht ai ndodhet në QSUT, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy 14-vjeçarët e aksidentuar kanë pësuar shembje në trup dhe në kokë.