ITALI- "Pse devijove, për të shmangur turbulencat"? Ishte ky komunikimi i fundit i kullës së vrojtimit me pilotin Pilatus PC-12, i cili një ditë më parë u rrëzua duke i marrë jetën 8 personave, mes tyre miliarderi rumun Dan Petresku, gruaja e tij dhe djali si dhe pesë persona të tjerë, përfshirë edhe një fëmijë. Përgjigjja ishte thjesht një "Jo". 3 minuta pasi u nis, avioni ka devijuar rrugën në mënyrë krejt të papritur pa njoftuar kontrollorët që menaxhojnë trafikun ajror në veri-perëndim të Italisë. Më pak se 1 minutë nga ai komunikim, që nuk thoshte asgjë, avioni u zhduk nga radarët dhe më pas humbet mes lartësisë. Në atë momente, ai u rrëzua dhe u përfshi nga flakët, ku për pasojë u regjistruan 8 viktima.
Hetuesit nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimit do të hedhin dritën mbi shkaqet, ku pritet marrja e të dhënave nga "Kutia e Zezë". 2 pistat kryesore që po hetohen janë problemet në motor, si edhe është vënë në pikëpyetje përvoja dhe certifikimi i pilotit.
Avioni Pilatus rumun PC -12 kishte mbërritur në Milano nga Bukureshti më 30 shtator. Në të udhëtonte miliarderi rumun, pronar i një firmë të madhe ndërtimi, i një sërë hipermarketesh dhe qendrash tregtare Dan Petresku, gruaja e tij dhe djali si dhe pesë persona të tjerë, endë të paidentifikuar.
Sipas ekipeve të shpëtimit imazhet ishin tronditëse. Mbetjet e avionit u shpërndanë në një zonë të madhe rreth pikës së goditjes, e ndërsa disa dëshmitarë, që banonin në një ndërtesë rreth 200 metra nga vendi i tragjedisë, thanë se dëgjuan një zhurmë të çuditshme dhe më pas kur panë nga dritarja zjarri kishte mbuluar gjithçka.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
54.7%
-
Ministrisë
42.5%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 419
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pesë të vdekur nga stuhitë në Francë dhe Zvicër
30 Qershor, 16:18
-
Marrëveshja me Italinë/ Gati qendrat në Shëngjin, emigrantët e parë mbërrijnë nga 1 gushti
28 Qershor, 18:23
-
Euro 2024/ Sfida shekullore mes Italisë dhe Zvicrës, nga Olimpiada e 1924 deri te penalltia e humbur e Jorginhos dhe eliminimi nga Botërori! Fitorja që nderon të kaltrit
28 Qershor, 16:00
-
Në Itali e bëjnë të kryer: ‘Giro d’Italia’ në vitin 2025 fillon nga Shqipëria
28 Qershor, 10:27
-
Në Itali të magjepsur me Mario Mitaj, Sky Sport: Pjesë e formacionit të surprizave
28 Qershor, 09:50
-
Itali/ Vritet me thikë 17-vjeçari shqiptar në Peskara, arrestohen dy të mitur, njëri prej tyre djali i një komandanti karabinierie
24 Qershor, 13:32
-
Në Shqipëri i rrezikohet jeta nga ligji i Kanunit, gjyqtari i Breshias anulon dekretin e dëbimit për shqiptarin! 30 vjeçari lirohet nga paraburgimi i Barit
24 Qershor, 13:18
-
Italia e kërkonte për trafik droge, arrestohet në Tiranë 38 vjeçari! I akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale (EMRI)
24 Qershor, 09:27
-
Plaçkitja e vilës së Roberto Baggio, ja pse grabitësit nuk vodhën Topin e Artë, fanellat dhe trofetë sportive të futbollistit
23 Qershor, 07:35
-
Drejtësia italiane e kërkonte për vrasjen e punonjëses së seksit, arrestohet në Janinë shqiptari (EMRI)
22 Qershor, 15:38
-
Itali/ Ishulli Capri pa ujë, kryebashkiaku ndalon hyrjen e turistëve
22 Qershor, 14:18
-
Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen 1 kilogram kokainë në makinë dhe 600 gram të tjera në shtëpi
22 Qershor, 08:45