Intensiteti i ndeshjeve dhe detajeve të tyre shpesh le jashtë vëmendjes ngjarje të vogla që mund të ndodhin, por falë rrjeteve sociale gjithçka mund të bëhet publike brenda pak ditësh. Kjo ka ndodhur edhe me tifozin e gjumash të Wellsit.
 
Në ndeshjen Wells-Sllovaki, pikërisht në një nga momentet më emocionuese që është ai kur këndohet himni kombëtar një tifoz i ‘’zjarrtë’’ ka fjetur në shkallët e stadiumit.
 
34-vjeçari nga Hakin, Milford ka udhëtuar drejt Francës me shpresën se do mund të gjente një biletë për të parë skuadrën e tij, por vendimi për të pirë disa birra para ndeshjes i ka kushtuar atij një pjesë të parë të humbur në gjumë.
 

tifozi ne gjume

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com