Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi është kujdesur personalisht që çdo deputet i majtë të merrte pjesë në votim. Menjëherë pas lajmërimit që ka kreu i Kuvendit Ilir Meta ka bërë për fillimin e procesit të votimit, Ruçi ka filluar të kontaktojë dhe të mbledhë gjithë deputetët e mazhorancës për të votuar ligjet.
Pak para fillimit të procesit të votimit, Ruçi ka kontrolluar karriget e të gjithë deputetëve të PS dhe pasi ka siguruar kuorumin e nevojshëm është ulur për të votuar.
Gjatë votimit të ligjeve, Ruçi ka vazhduar monitorimin e deputetëve të tij dhe ka shprehur rezervat për neglizhencën e ndonjërit prej tyre që harronte apo neglizhonte të votonte.
Deputetët e LSI-së i ka mbledhur deputeti Spartak Braho, për të cilin dita e djeshme ka përkuar edhe me 63-vjetorin e lindjes.
/Shqiptarja.com