ekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi, duke folur në emisionin "debat" në "Vizion Plus', iu rikthyer zgjedhjes së presidentit të vendit, gati tre javë më parë, duke theksuar se kandidatura e votuar ishte produkt i momenteve të fundit dhe I kulisave mes partnerëve në koalicionin qeverisës.
Përpara takimit me zotin Berisha për Presidentin zoti Rama kërkoi rrëzimin e Qeverisë në Parlament?
Ju keni të drejtë dhe këtë pyetje shumëkush, dhe kolegë tuaj në studio të tjera ia kanë shtruar dhe drejtpërdrejt zotit Rama. Por nuk është kështu. E para do të thosha është se zoti Rama asnjëherë nuk ka thënë që ne meqë kemi procesin e zgjedhjes së Presidentit apo çështjen e reformave, kemi hequr dorë nga aspirimi ynë, dhe lufta jonë politike dhe elektorale ëpr të ardhur në pushtet. Ne jemi e vetmja alternativë që të bëhet alterimi i pushteteve në Shqipëri. Kështu që një opozitë që nuk synon me të gjitha format demotkatike pushtetin atëherë është jashtë funksionit të saj opozita. E dyta zoti Rama në atë analizë ka bërë një editorial në një moment që ka qenë në një shërbim jashtë shtetit dhe e bëri në kontekstit se çfarë po bën vendi ynë në kuadër të 100-vjetorit dhe çfarë duhet të bënte. Dje është mbledhur komisionioni për 100-vjetorin dhe thotë do bëjmë historinë. Në cilin vend kryeministri jep direktiva si duhet të bëhet historia? Sot askush, as un nuk kemi një program që do zhvillohen për 100-vjetorin, cila është e reja? Përkundrazi e dëgjojmë që do bëhet stadium, herë parlament apo ky monument këtu e atje? Po kush i vendos se 100-vjetori nuk është i mazhorancës, as i opozitës, por i shqiptarëve. Do ishte mirë të ngrihet një komitet a ku di unë, ku të bënin pjesë ata që kanë atributet për të organizuar në mënyrë dinjitoze. Shqipëria nuk është sot e Berishës dhe nesër do jetë e Ramës. Shqipëria dhe sot që është Berisha në pushtet dhe nësër që nuk do të jetë, është e shqiptarëve. 100-vjetor pa Sali Berishë do ishte shumë mirë për Shqipërinë e shqiptarët.
A ka qenë në dijeni PS në lidhje me problemin e zotit Hoxha para se të shkonte çëshja për votim në Parlament?
Absolutisht PS pavarësisht nga përpjekjet e saj të sinqerta, të nesërmen që ishte seanca qysh në orën 8 mblodhi grupin e saj parlamentar dhe vlerësoi që pa pasur parasysh asnjë emër lidhur me pozitat e saj në raport me momentin e zgjedhjes së Presidentit, pra cili do sihte qëndrimi. Pas diskutimesh u vendos prezenca jonë në sallë dhe mospjesëmarrja në votim. Ky ishte një qëndrim për të shprehur seriozitetin për zgjedhjen e Presidentit, pra për ta legjitimuar moralisht e politikisht por duke qeëndruar konseguent me filozofinë që ne kishim.
Në orën 9 në Komisionin e Ligjeve, zoti Tahiri ka kërkuar informacion nga shërbimi sekret në lidhje me zotin Hoxha?
Jam në dijeni të kësaj ashtu siç jam në dijeni të këtij problemi të ngritur dhe në grupin parlamentar.
Ju kishit informacion?
Nuk mund të them se ne kishim informacion. I gjithë ky problem ka dalë brenda së djathtës, jo nga majta.
Ka qenë luftë e brendëshme?
Nuk mund të them se çfarë qëllimi ka patur pavarësisht se jam në dijeni të situatës. Por nuk ka qenë problemi ynë. Unë kolegëve u kam thënë se kemi të bëjmë me një moment të rëndësishëm, dhe nëse gjërat nuk i keni të sakta e qarta, burimin, nuk duhet të bëhen publike. Zoti Tahiri në rrugë institucionale kërkoi informacion. Me orë të tëra dhe ambasadorët ishin në lloxhat e Parlamentit. Ne pyesnim dhe asnjë nga deputetët nuk dinin gjë. Dhe unë i ulur në kafen e parlamentit shoh në titra se zoti Hoxha dha dorëheqjen. U thashë unë deputetëve të PD mirë që na mbani këtu, por ju nuk keni kandidat se kandidati dha dorëheqjen. Ata shprehën habi. Atëherë pa njoftim u vendos që seanca të ishte pasdite. Kjo situatë ka qenë një rreth i mbyllur midis zoti Berisha, zonjës Topalli, zotit Meta dhe partive të koalicionit. Me sa duket kjo plasi në dorë dhe diskutua si mund të zgjidhej kjo. Ajo që kam unë informacion është se është thirrur me ugjencë zoti Meta, Idrizi, është vendosur zoti Nishani dhe është thirrur me urgjencë grupi parlamentar që është kanosur se nëse nuk vendosni sot, nesër unë shpall zgjedhjet e parakohshme. Në këtë shpejtësi u mblodh seanca që u bë publike më pas.
Ishim pranë zgjedhjeve të parakohshme?
Derisa në vend në harkun e një jave lançon tre emra, dy prej të cilëve japin dorëhejqne dhe i treti e i vërteti zgjidhet për sekonda, tregon se matria e klasës politike dhe qëndrueshmëria e mazhorancës është shumë e dyshimtë.
Ka pasur një lojë me dy kandidatët e parë apo të dy u tërhoqën rrugës?
Loja ka qenë vetëm një gjë, që për zotin Berisha mjaftonte vetëm që kandidati për president të ishte afër zotit Berisha. Të ishte mjet për të realizuar qëllimin. Të ishte besnik i alternativës së tij. Pra ne pavarësisht ng filozofia jonë ishin gjithë mundësitë ëpr një emër të dakordësuar, për të dhënë një provë të pjekurisë e maturisë politike për faktorin ndërkombëtar të cilët e quan shans të humbur. Pra ishte zgjedhje kushtetuese, por nuk ishte zgjidhje për fatet kushtetuese të vendit.
Në tryezën e dytë që ju përmendët, ku ishit në takim ju, zoti Rama, zoti Meta, zoti Idrizi dhe zoti Berisha a ju erdhi keq kur patë që po mundoheshit të zgjidhnit një president onsensual kur ishte vëetëm një lider i djahtë me 3 lider të majtë?
Kështu filloi takimi. Madje buzëqeshja e parë ishte për këtë arsye. Që e gjithë tryeza ishte me parti të majta dhe dpeutetë të dalë nga e majta dhe president zgjidhej një i djathtë dhe i afërt me Partinë Demokratike. Por sigurisht këto nuk ishin objekt i diskutimit. Secili mbronte krahun ku është rreshtuar.
Ju keni thënë se keni qenë në dijeni të takimit të zotit Rama në shtëpinë e zotit Meta në Gjirin e Lalzit. Keni një mendim për pozicionin dhe mënyrën si e zhvilloi lojën politike në lidhje me presidentin LSI?
Unë nuk e mora vesh takimin e zotit Rama me zotin Meta kur u bë publik. Dua të nënvizoj se lëvizja, takimi, negociimi me zotin Meta për problemet e integrimit dhe zgjedhjes së presidentit dhe qëndrimit të LSI për reformat ka qenë e paravendosur. Ka qenë e paravendosur në bisedimet e mia me zotin Rama, në grupet e punës që ne kemi dhe insitucionalisht qoftë dhe në mbledhjen e kryesisë pa vendosur detaje. Por filozofia dhe qasja e PS me LSI për këto probleme që përmenda.
Notën që i vini LSI?
Secili bën sjelljet e tij politike. Ne bëmë llogaritë tona.
Pra ka qenë kundërshtimi i mazhorancës?
Absolutisht ishte kundërshtim i prerë, i hapur. Ne nuk shkuam me asnjë emër se nuk kishim numrat. Ne kemi 63 vota dhe me zotin Dule 64.
Po sikur këto 64 vota t'i jepeshin zotit Nano dhe ai bënte një metejë ashtu siç me votat e tij u zgjidh zoti Topi para 5 vjetësh, mund të gjente aq vota sa të zgjidhej dhe vetë...
Ne kemi qenë kundër asaj filozofie që u zgjidh zoti Topi. Kishim filozofi jo për të bërë pazare por nuk kishim asnjë kontest, dhe kemi qenë të hapur dhe me zotin NAno e zotin Berisha në këtë filozofi. I kam thënë zotit Berisha 8 më ka shërbyer mua në krye të PS, 7 vjet ka shërbyer me gjithë qasjen e tij politike pushtetit tënd. Shto këtu dhe 4 vjet burg. Pse mos ishte konsensual? Në asnjë mënyrë. Zoti Berisha e kundërshoi por si duket e përdori në tavolinë për të krijuar një përçarje.
/Shqiptarja.com