Ruçi: Nano president?
Jo vetëm me votat tona

Ruçi: Nano president?<br />Jo vetëm me votat tona
TIRANË- Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi deklaron se Fatos Nano në kandidaturën e tij për president nuk mund t’i mbajë shpresat në votat e deputetëve socialistë. Në intervistën për “5 pyetjet nga Babaramo”, Ruçi deklaroi se vetëm votat e PS nuk do të mjaftonin që Nano të zgjidhej si presidenti i ardhshëm i Shqipërisë, ndërsa ka lënë të kuptohet se PS do të votojë emrin e tij, në rast se paraqitet si kandidaturë konsensuale.

Zotin Nano e keni si zgjedhje?
Në nuk kemi asnjë dhe nuk përjashtojmë asnjë. Mos mendoni se do nxjerr emra. Ne jemi për një proces, nuk do vemi nga emri tek procesi.

Zoti Nano është shprehur se do të takojë zotin Rama. Ju jeni pro këtij takimi?
Absolutisht po, dyert e PS janë të hapura për të ardhur dhe për të shpalosur të gjitha ambiciet që ka çdo qytetar i majtë dhe i djathtë, jo zoti Nano. Në momentin që do të kërkojë takim, dyert e PS dhe kryetari Rama janë në dispozicion të këtij takimi.
Nuk mendoj se zoti Nano do të kërkojë vota sepse ai e di që votat në PS nuk i ka që ta bëjnë president. Ai do të kërkojë më shumë se ajo që thatë juve çështje votash. Unë kur fola për zgjedhjen e një presidenti fola që ky president do të dalë si rezultat i një procesi të matur të pjekur të përgjegjshëm.

Nëse zoti Nano ju kërkon 20 firma?
Kjo është e fundit për të vajtur në një përplasje PD-PS.
Këtu nuk është puna për të siguruar disa firma. PS do të ketë një qëndrim politik, strategji dhe taktikë për çështjen e presidentit. Këto janë veprime personale të aktorëve dhe faktorëve individualë.


VENDIMI I GRUPIT
Partia Socialiste në mbledhjen e grupit të saj parlamentar ka përcaktuar dje qëndrimin që do të mbajë në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Burime pranë mbledhjes thanë se Partia Socialiste nuk ka ende asnje kandidat zyrtar për president të vendit dhe po ashtu, deputetët e PS, nuk do të japin firmat për propozimin e Fatos Nanos si kandidat për president.
Megjithatë në qëndrimin e PS, thuhet se deputetët e opozitës, do te votojnë për Fatos Nanon apo për çdo emër tjetër, vetëm nëse ai do te jete si produkt kompromisi i konsultimeve mes PD dhe PS.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!