Ruçi: Presidenti, jo një
zgjedhje e Ramës dhe Berishës

Ruçi: Presidenti, jo një <br />zgjedhje e Ramës dhe Berishës
TIRANE – “Duke filluar nga ora 12 e natës jemi në shkelje të Kushtetutës dhe në shkelje të procedurave parlamentare”. Është ky qëndrimi i kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, në lidhje me skadencën e afateve për reformën zgjedhore dhe mungesës së një kandidature për kreun e ardhshëm të shtetit, procedurë e cila nis ditën e nesërme. “Procedura parlamentare është shumë e rëndësishme”, tha Ruçi gjatë emisionit “Fakt” në UTV.

Deputeti i PS tha se “nuk mund të konsiderohet që procesi politik [për zgjedhjen e presidentit] ka qenë normal” pasi ai “është realizuar vetëm i pjesshëm”. Kjo pasi “kreu i mazhorancës ende nuk i është përgjigjur kreut të opozitës, Edi Rama” për një dialog mbi kreun e ardhshëm të shtetit.

Pyetjes nëse Rama ka një emër mbi të cilin të negociojë me Kryeministrin Berisha, Ruçi iu përgjigj duke nënvizuar se ai dhe PS nuk dëshirojnë që Presidenti i Republikës të dalë nga dy persona të vetëm, Berisha dhe Rama.

Ruçi tha se “zgjedhjen e presidentit e kemi prirë me dy dështime të mëdha” që janë “reforma zgjedhore dhe reforma parlamentare”.

Gjithsesi, ai premtoi se nuk do të kushtëzojnë pjesëmarrjen në seancat parlamentare mbi zgjedhjen e presidentit me reformën zgjedhore. “Këto janë gjëra të ndara”, tha Ruçi. “Procesi i zgjedhjes së presidentit është një proces më vete”, shtoi ai.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor

Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor