/ATSH/ Ruairí O'Connell ka arritur në Kosovë më 10 prill, disa ditë para se ai të marrë detyrën e tij si Ambasador britanik në Republikën e Kosovës, në pasim të Ian Cameron Cliff, i cili do të transferohet dhe emërohet në një tjetër mision të Shërbimit Diplomatik.
O'Connell do të marrë zyrtarisht detyrën si Ambasador më 14 prill pas një takimi me presidenten Jahjaga.
Mr O'Connell u bashkua me FCO në vitin 2001 dhe ka punuar në një sërë çështjesh gjatë karrierës së tij, duke u përqendruar në çështjet e sigurisë evropiane dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Ai më parë ka shërbyer në Kosovë gjatë periudhës që shpiu deri te Pavarësia.
Në emërimin e tij si Ambasador Madhërisë së Saj në Republikën e Kosovës, O'Connell tha:
"Jam i nderuar dhe i kënaqur që të emërohem si ambasador britanik në Republikën e Kosovës. Përmes historisë së vështirë të kohëve të fundit, Britania dhe Kosova kanë zhvilluar një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme. Mezi pres të punoj sërish me miqtë e vjetër dhe të rinj nga të gjitha komunitetet e Kosovës për të ndërtuar lidhjet e forta ndërmjet popujve tanë, dhe për të mbështetur Kosovën në rrugën e integrimit evropian".