Ruajtja e privatësisë/ WhatsApp së shpejti me një risi të re

Ruajtja e privatësisë/ WhatsApp së shpejti me një risi të re

Foto ilustruese

Aplikacioni mjaft i përdorur në WhatsApp, mund të shtojë opsionin Chat Lock, nëpërmjet të cilit përdoruesit do të kenë mundësi të bllokojnë një bisedë, e cila mund të lexohet vetëm me një akses me gjurmën e gishtit ose një fjalëkalimi. Madje nëse dikush tjetër do të tentojë të hapë këtë bisedë dhe nuk arrin vërtetimin, atëherë ajo do të fshihet.

Gjithashtu bisedat me kod nuk do të jenë të dukshme në listën e chat-eve të aplikacionit. Funksioni mund të aktivizohet direkt nga menja e informacioneve të chat-it, dhe me kontakte të veçanta, por edhe me grup. Të gjitha këto biseda të etiketuara do të jenë të dukshme vetëm në një tjetër dritare, pas vendosjes së gjurmës së gishtit apo fjalëkalimit. Ndërkohë që foto dhe video në bisedat e fshehta nuk do të shpëtohen automatikisht në galerinë e smartphone-it siç ndodh me komunikimet tradicionale.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur