TIRANË - Ruajtje me roje 24 orëshe për drejtoreshën e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë. Duket se aksioni i qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit ka sjellë edhe domosdoshmërinë për ruajtjen e drejtueses së njësisë mbikqyrëse.

Në vendim e qeverisë thuhet: “Për marrjen e masave për sigurimin fizik dhe garantimin e ushtrimit të funksioneve të drejtorit të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit”, e cila është Luneda Sufali.

Sufali është Drejtore e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, duke zëvendësuar në këtë post Besnik Çobajn.  
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)