Lidhja Demokratike e Kosovës u bëri thirrje shqiptarëve të Kosovës për qetësi, maturi dhe përgjegjësi pas vendimit të Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

“Mbështesim pa rezervë kërkesën për shterimin e të gjitha kanaleve ankimore, përfshirë edhe ato të shkallës së dytë”, thuhet në reagim.

Sipas LDK-së tha se asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë, “të vërtetën historike të luftës në Kosovë”,

Ajo theksoi se UÇK-ja mbetet pjesë e rëndësishme e historisë moderne të vendit dhe u bëri thirrje gjithashtu përfaqësuesve politikë që të shmangin retorikën që mund të nxisë tensione. 

“Ta ruajmë Kosovën, unitetin qytetar dhe miqësitë që i qëndruan pranë në rrugën drejt lirisë e pavarësisë”, thuhet në reagimin e LDK-së.


Lajmi kryesor:

Tensione në Kosovë pas dënimit të liderëve të UÇK-së, qytetarët sulmojnë me gurë e shishe uji zyrat e EULEX! Në Hagë përplasen me policinë, hipin mbi makina