BALLSH - Tre të rinj që kishin kultivuar lende narkotike kanabis sativa ne një parcelë janë bërë objekt i një sulmi me armë zjarri mesnatën e së dielës në fshatin Ninësh të Fratarit në Mallakastër. Njëri prej tyre ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy të tjerët ndodhen në gjendje kritike për jetën.

23-vjeçari Alfon Dautaj nga Ninëshi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pasi të shtënat kanë qenë fatale. Ndërsa të plagosur mbetën Mariglen Luari 24 vjeç nga Patos Fshati dhe Riza Fejzo 22 vjeç, te dy jashte rrezikut per jeten.

ballash

3 te rinjte ishin në pyllin e fshatit Ninësh të Fratarit, kur rreth orës 00:45 në rrethana misterioze janë qëlluar me armë zjarri automatik nga persona ende të paidentifikuar. Këta të fundit janë larguar në drejtim të paditur dhe në ndihmë të tre djemve kanë shkuar banorët e fshatit, të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë.

ballash

Ngjarja ndodhi jo shumë larg parceles ku ishin mbjellë të paktën rreth 900 bimë të lëndës narkotike Canabis Sativa. Të rinjtë ruanin parcelat me lëndë narkotike dhe dyshohet se edhe baza e konfliktit që solli sulmin me armë zjarri ndaj tyre janë pikërisht parcelat me Canabis.

ballash

Kjo është pista ku policia e Fierit ka përqendruar punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, ndersa deri me tnai janë shoqëruar rreth 20 persona 
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)