RUBIK- Punësim dhe dëmshpërblim për sipërfaqen e tokës që u është zaptuar. Këto janë kërkesat që ish pronarët e firmës
koncensionare të Uzinës së Përpunimit të Bakrit në qytetin e Rubikut në rrethin e Mirditës.
Gjatë një protestë të zhvilluar para hyrjes së uzines, ata i kanë kërkuar administratorit të firmës që ka marrë në koncesion këtë uzinë që të diskutojë me ta, për të mbajtur në punë dhe përkrahur banorët që e kanë ruajtur deri sot këtë objekt, si dhe të negociojë pagesen e qerasë së tokës që sipas tyre u është kthyer me vendim gjykate dhe dokumente të lëshuara nga Zyra e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Banorët kërcënojnë se nuk do të lejojnë aktivitetin e kësaj uzine pa u zgjidhur më parë kërkesat e tyre, dhe gjithçka të bëhet transparente.
Drejtori i uzines u ka kërkuar banorëve që zgjidhjet të gjenden në rrugë ligjore, të vazhdojnë ta ruajnë këtë objekt dhe të lejojnë punën e koncensionarit.
Krahas punësimit të ish pronarëve, protesta kishte si qëllim edhe transparencën e aktivitetit të mëtejshëm të kësaj uzine dhe mos ndryshimin e destinacionit të saj.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com