RUBIK - Një shkollë 9-vjeçare është përfshirë nga flakët e zjarit mëngjesin e sotëm për shkak të një shkëndije elektrike.
Flakët e zjarrit kanë shkaktuar panik tek nxënësit e shkollës.
Menjëherë ata janë evakuuar jashtë godinës dhe fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri. Në vendngjarje mbërritën forcat e zjarrëfikësve për të shuar flakët që kishte përfshirë shkollën.
Për shkak të shkëndijës, rrjeti elektrik doli jashtë funksionit. Mësimi u pezullua dhe nuk do të zhvillohet ditën e sotme.
Ndërkohë që pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, është bërë e mundur shuarja e flakëve të zjarrit duke shkaktuar vetëm disa dëme materiale.
Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com