Ekipi i Flamurtart ka prezantuar trajnerin Hulian Rubio si pasardhësin e Shkëlqim Muçës për edicionin e ri. Trajneri spanjoll pas largimit nga Tirana ka firmosur një kontratë një vjecare me opsion edhe për një edicion tjetër në bankinën kuqezi. Prezantimin e ka bërë presidenti Shpëtim Gjika bashkë me stafin drejtues në mesditë në ambjetet e stadiumit “Flamurtari”.

 Gjatë prezantimit Rubio u tregua mjaft i kujdesshëm në deklaratat e tij duke mos premtuar titullin kampion. Spanjolli është shprehur se” Kam firmosur një kontratë 1-vjeçare me Flamurtarin. Dua të falenderoj tifozët e Tiranës për mbështetjen dhe gjithçka kanë bërë për mua deri më tani, por ka ardhur momenti që të bëj për vete tifozët vlonjatë. Do të jem i pranishëm në stërvitjen e parë, por nuk do ta drejtoj unë pasi ende nuk e njoh mirë skuadrën dhe lojtarët. Vlora më ngjan pak me qytetin tim Seviljen, vetëm se nuk ka det atje, por lumë. Sa i përket objektivave unë kam ardhur në Vlorë për të fituar ndeshje. Titullin kampion nuk e siguron askush e nuk mund ta siguroj as unë, por do jap maksimumin që të fitojmë sa më shumë” ka përfunduar Rubio. Sfida e parë e trajnerit Hulian Rubio do të jetë përbalë ekipit të Lacit në fundjavë.

(d.b/shqiptarja.com)