Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka deklaruar se presidenti Donald Trump po bën një punë të madhe, lidhur me sigurinë.
Në Forumin Ekonomik të Davosit, Rubio tha se SHBA fton edhe vendet e tjera që t'i bashkohen Bordit të Paqes për Gazën.
“Ne nuk jemi limituar në punën tonë që kemi bërë, e kemi çuar sigurinë e SHBA në majë, me këtë mandat historik. Këto rezultate janë padyshim mjaft të rëndësishme. Do bëjmë edhe më shumë se kaq. Ishte një punë e jashtëzakonshme edhe e presidentit të SHBA, Donald Trump. Ai merr vendime që janë në të mirë të të gjithë njerëzimit. Ne e dimë që aksionet e ndërmarra nga SHBA janë pozitive dhe do të bëjmë edhe më shumë në të ardhmen. Do të bëhet punë fantastike për të gjithë. E dimë sesa e vështirë ka qenë më përpara. SHBA janë mirënjohës liderëve që janë këtu, por edhe vende të tjera mund të bashkohen.", thekso ai.
Lajmi kryesor:
Trump dhe liderët e 19 shteteve nënshkruajnë në Davos marrëveshjen për Bordin e Paqes, e pranishme dhe Osmani! Presidenti i SHBA: Do kemi sukses në Gaza









