Rubrika ‘Ciceron’/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Shfaqja "Mbyllja e dashurisë" ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar këtë të martë në orën 19.00, aktorët Luiza Xhuvani dhe Vasjan Lami.

Rikthehet në Teatrin Eksperimental këtë të martë e të mërkurë në orën 19.00 shfaqja "Aventurat e maceve të egra" me regji të Elona Hysit e producente Klea Hutan.

Autoriteti i Dosjeve prezanton sot në orën 11.00 pranë garnizonit "Skënderbej" librin e Jozef Radit,  "Njeriu përballë përbindëshit". Një botim me dosje e dokumente që i dedikohet viktimës së regjimit komunist, Musa Sinës, të internuar në Porto Palermo. 

Nënshkruhet sot në orën 10.00 në  Ministri të Kulturës, marrëveshja e përbashkët me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Brendshme " Për ruajtjen e përkohshme të objekteve të trashëgimisë së sekuestruara".

Shfaqet sot në orën 19.00 në Pallatin e Kongreseve dokumentari "Historia e Emirateve" në kuadër të Javëve Kulturore.

Banda Tradicionale e Emirateve zhvendoset në Sheshin e Flamurit dhe Lungomare në Vlorë ku mban një koncert sot në orën 12.00.

 

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar