Rubrika ‘Ciceron'/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës:

1.     Shqiptarja e njohur Dua Lipa, mbyll turin e saj botëror  në Tiranë me një koncert falas mbrëmjen e sotme në sheshin "Skënderbej"  prej orës 19.00, për të festuar Ditën e Flamurit dhe 110-Vjetorin e Pavarësisë.

2.     Në kuadër të Javës Kombëtare Kulturore, mbahet sot në orën 19.00 në hollin e "Operas" koncerti "Perla shqiptare" me sopranon Besa Llugiqi dhe Quartet.

3.     Mbahet nga sot deri në 2 dhjetor  në orën 19.00 në Teatrin Metropol shfaqja "Emigrantët" me regji të Kriks Dumos.

4.     Vijon të qëndrojë e hapur deri në 7 dhjetor në galerinë "Fab" ekspozita "Dhe yjet rrinë e vështrojnë" e piktorit Gazmend Leka.

5.     Teatri i Kukullave vijon turin në qytete. Shfaqja për fëmijë "Hirushja" me regji të Klajd Ymerit vijon edhe sot në orën 10.30 dhe 11.30 në Teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës.

6.     Në kuadër të Festave të Pavarësisë mbahet sot në orën 18.00 në Teatrin Migjeni një Koncert Festiv falas me emra të njohur të muzikës shqiptare.

7.     Korça mban sot disa aktivitete celebruese për 110 vjetorin e Pavarësisë, që nisin me Bandën e Qytetit në Monumentit e Luftëtarit Kombëtar në orën 9.30 e vijojnë në Teatrin "Andon Zako Çajupi" ku mbahet në orën 10.45 një Koncert Festiv.

8.     Mbahet sot në orën 11.00 në teatrin "Bylis" në Fier një koncert për Festat e Nëntorit me e tenorëve Josif Gjipali dhe Kastriot Tusha.

9.     Ministria e Kulturës mundëson për 28 dhe 29 nëntor hyrjen falas në të gjitha muzetë e parqet arkeologjike të vendit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve