Eno Peçi rikthehet në Teatrin e Operas me koreografinë "EXIL" dhe Baletin Kombëtar të Kosovës për të shpalosur përmes gjuhës së trupit plagët e emigrimit, sot dhe nesër në orën 19.00.

Vijon të mbahet deri në 2 dhjetor  në orën 19.00 në Teatrin Metropol shfaqja e Fondit për të Rinj "Emigrantët" me regji të Kriks Dumos.

Do të qëndrojë e hapur deri në 7 dhjetor në galerinë "Fab" ekspozita "Dhe yjet rrinë e vështrojnë" e piktorit Gazmend Leka.

Vijon sot në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental shfaqja për fëmijë dhe nga fëmijët "Të lundrojmë pa internet" me regji të Najada Elmazit.

Artistët e vegjël të Qëndrës Kulturore për Fëmijë çelin sot në orën 18.00 në Galerinë e Artit Tiranë ekspozitën "Ngjyrat e Nëntorit" me punime në pikturë e skulpturë.

Fotografi e dokumente të përzgjedhura nga Arkivi i Pasardhësve (stërnipi Nedim Vlora), presin vizitorët në COD në Kryeministri me ekspozitën "Në gjurmët e familjes së Ismail Qemal Bej Vlorës" deri në 30 nëntor.

Muzeu i Fotografisë Marubi në Shkodër, mundëson edhe sot hyrjen e lirë për ekspozitën personale të fotografit Michel Setboun "Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur".

Ministria e Kulturës mundëson edhe për gjatë ditëve të sotme hyrjen falas në të gjitha muzetë e parqet arkeologjike të vendit.