Rubrika ‘Ciceron’/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Nis nga sot deri në 13 dhjetor në Teatrin Eksperimental Festivali Teatror “Hapat”. Shfaqja që çel siparin është “Koncerti” me autor Gazmend Krasniqin e regji të Marsel Grevës.

Çelet nga sot në orën 20.00 në qendrën kulturore “Tulla” ekspozita “Visa intervieë”, që do të qëndrojë e hapur mes performancave dhe punësh në laborator deri në 7 janar.

Plagët e emigrimit përmes gjuhës së trupit… Eno Peçi dhe Baleti Kombëtar i Kosovës rikthejnë sot në orën 19.00 në skenën e “Operas” koreografinë “Exil”.

Vijon të mbahet deri në 2 dhjetor  në orën 19.00 në Teatrin Metropol shfaqja e Fondit për të Rinj "Emigrantët" me regji të Kriks Dumos.

Do të qëndrojë e hapur deri në 7 dhjetor në galerinë "Fab" ekspozita "Dhe yjet rrinë e vështrojnë" e piktorit Gazmend Leka.

Fotografi e dokumente të përzgjedhura nga Arkivi i Pasardhësve (stërnipi Nedim Vlora), presin vizitorët edhe sot në COD në Kryeministri me ekspozitën "Në gjurmët e familjes së Ismail Qemal Bej Vlorës" .

Vijon të qëndrojë e hapur në Muzeun e Fotografisë Marubi në Shkodër,  ekspozita personale të fotografit Michel Setboun "Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur".

Punime të artistëve në novelën grafike, do të vijojnë të ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar, deri në 12 dhjetor në kuadër të projektit projektit ndërkombëtar “CAN for Balkans”.

Në kuadër të ditës së Çlirimit, ekspozita “Rrugëtimi i Shqipërisë në komunizëm”, qëndron e çelur edhe përgjatë ditës së sotme në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me gjethe".

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar