Rubrika ‘Ciceron’/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot

Festivali Teatror “Hapat”, shënon mbrëmjen e dytë në Teatrin Eskperimental. Do të mbahet sot në orën 19.00 shfaqja “Panik”, me regji të Blendi Arifit.

Do të vijojë të mbahet deri në 4 dhjetor në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar shfaqja “Edmond” me regji të Andia Xhungas e Indrit Çobanit dhe me një kast të përzgjedhur aktorësh.

Do të qëndrojë e hapur deri në 7 dhjetor në galerinë "Fab" ekspozita "Dhe yjet rrinë e vështrojnë" e piktorit Gazmend Leka.

Shfaqja “Emigrantët” me regji të Kriks Dumos, shënon dy mbrëmjet e fundit, sot dhe nesër në orën 19.00 në Teatrin Metropol.

Punime të artistëve në novelën grafike, do të vijojnë të ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar, deri në 12 dhjetor në kuadër të projektit projektit ndërkombëtar “CAN for Balkans”.

Do të vijojë të qëndrojë e hapur  në Qendrën Kulturore “Tulla” deri në 7 janar ekspozita “Visa interview”.

Mbahetnga sot në deri në datë 4 në Pallatin e Kongreseve Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës Niko Nikolla, në kuadër të Klik Ekspo Group.

Do të shfaqet nga sot në datë 4 dhjetor në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” shfaqja “Koloneli Zog” me regji të Xhuliano Briskut.

Nis nga sot deri në 22 janar në Galerinë e Artevenë SHkodër edicioni i 16-të i EKspozitës Kombëtare Salloni i Vjeshtës “E kuqja” me kuratorë Oltsen Gripshin dhe Naim Spahiun.

Vijon të qëndrojë e hapur në Muzeun e Fotografisë Marubi në Shkodër deri në 19 dhjetor,   ekspozita personale të fotografit Michel Setboun "Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur".

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar