1. Çelet sot në orën 11.00 në Bibliotekën Kombëtare me praninë e shkrimtarit Visar Zhiti, një ekspozitë me botime të tij, prej poezisë së parë në 1969 deri tek romani i fundit "Këpuca e aktorit".
2. Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me pianisten Ardita Bufaj, organizojnë sot në orën 17.30 një takim në kujtim të 99-vjetorit të lindjes së divës së operas, Maria Callas.
3.Vijon të mbahet deri në 4 dhjetor në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar shfaqja “Edmond” me regji të Andia Xhungas e Indrit Çobanit dhe me një kast të përzgjedhur aktorësh.
4. Teatri Eksperimental, mban deri në 13 dhjetor Festivalin Teatror "Hapat" me shfaqjet e Fondit të Teatrit për të Rinj. Sot në orën 19.00 dyert janë të hapura për shfaqjen "Kam frikë".
5.Shfaqja “Emigrantët” me regji të Kriks Dumos, shënon mbrëmjen e fundit, sot në orën 19.00 në Teatrin Metropol.
6.Qëndron e hapur deri në 7 dhjetor në galerinë "Fab" ekspozita "Dhe yjet rrinë e vështrojnë" e piktorit Gazmend Leka.
7.Mbahet deri në datë 4 në Pallatin e Kongreseve edicioni i dytë i Bienales Ndërkombëtare e Karikaturës Niko Nikolla.
8.Vijon të shfaqet deri në 4 dhjetor në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” shfaqja “Koloneli Zog” me regji të Xhuliano Briskut.
9. Do të qëndrojë e hapur deri në 22 janar në Galerinë e Arteve në Shkodër Ekspozita Kombëtare Salloni i Vjeshtës “E kuqja” me kuratorë Oltsen Gripshin dhe Naim Spahiun.
10.Shfaqet sot në orën 16.00 në Pallatin e Kulturës në Patos monodrama “Infermiere Eva".
Komente












