Rubrika ‘Ciceron’/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Festivali Teatror "Hapat" mban dy shfaqjet e fundit. Pjesa e Fondit të Teatrit për të Rinj "Nina" me regji të Marsel Rupit mirëpret publikun  sot në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental.

Është çelur "Te'Galeria"  në Tiranë ekspozita "Traditë në gurë" e artistes Erieta Gajtani e do të qëndrojë e hapur deri në 15 dhjetor.

Mbahet sot në orën 12.00 në Akademinë e Shkencave një konferencë, për e shpalljen redaksisë qendrore të “Enciklopedisë shqiptare”, me praninë e krerëve të akademive të Shqipërisë e Kosovës.

Ekspozita "Nëntori 25", vijon të qëndrojë e hapur deri në 19 dhjetor në galerinë "Fab".

Me në fokus digjitalizimin e trashëgimisë filmike, nis sot në orën 10.00 në Arkivin e Filmit sesioni i dytë i seminareve me Fondacionin Gramshi të Pulias, i udhëhequr nga Nicola Barbuti.

Muzeu Historik mban sot në orën 11.00 një leksion të hapur për Pjetër Budin, me të ftuar studiuesin Behar Gjoka.

Pret vizitorët nga sot deri në 14 dhjetor në galerinë e Bibliotekës "Thimi Mitko" në Korçe ekspozita fotografike "Korça dje dhe sot" nga Ylli Trajçe.

Mbahet sot në Universitetin "Fan Noli" në Korçë një tryezë shkencore për 225-vjetorin e Naum Veqilharxhit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv