Finalizohet sot në orën 21.00 në Teatrin Eksperimental, Festivali Teatror “Hapat” me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për 14 pjesët e Fondit të Teatrit për të Rinj.

Mbahet sot në orën 11.00 pranë rrugës Abdi Toptani në Tiranë, konferenca e parë për edicionin e 61 të Festivalit të Këngës.

Vijon e hapur deri në 15 dhjetor "Te'Galeria"  në Tiranë ekspozita "Traditë në gurë" e artistes Erieta Gajtani.

Ekspozita e përvitshme "Nëntori 25",  me punime të mbi 30 artistëve do të qëndrojë e hapur deri në 19 dhjetor në galerinë "Fab".

Mbahet sot në orën 18.00 në sallën Black Box të “Arteve” një takim me astritin Ardian Cerga për romanin e tij “Kohë dashurish të harruara”.

Ekspozita fotografike "Korça dje dhe sot" nga Ylli Trajçe pret vizitorët sot dhe nesër në galerinë e Bibliotekës "Thimi Mitko" në Korçë.

Vijon të qëndrojë e hapur në Muzeun Marubi në Shkodër ekspozita e fotografit Michel Setboun "Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur".

Do të qëndrojë e hapur deri në 22 janar në Galerinë e Arteve në Shkodër Ekspozita Kombëtare Salloni i Vjeshtës “E kuqja” me kuratorë Oltsen Gripshin dhe Naim Spahiun.

Qendra e Veprimtarive Folklorike mban sot në orën 12.00 në ambientet e kinemasë së Vlorës një dokumentar kushtuar Bilbil Vlorës, themeluesit të traditës muzikore në saze të qytetit te Vlorës.