Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.

1.Klas, grotesk e intriga, opereta "Die Fledermaus"  e Johan Strauss shfaqet nga sot, për tri netë radhazi, në orën 20.00, në Teatrin e Operas.

2.Nxënës e pedagog të Liceut Artistik bashkohen në një koncert mirënjohjeje, këtë të enjte në orën 12.00, në sallën "Tonin Harapi".

3. Festivali Muzikor i Tiranës "Kosmos", drejtuar nga violinisti Jonian Kadesha,  mban 5  koncerte deri në datë 20 nëntor. Takimi i parë shënohet në

Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse sot në orën 13.00, ndërsa në orën 20.00 në mbrëmje në sallën "Tonin Harapi".

4.Shënohet sot dita e dytë e Panairit të 25-të të librit. Promovime, diskutime, e çmime të reduktuara të librave, presin lexuesin në Pallatin e Kongreseve.

5.Artisti e studiuesi Abaz Hado përuron sot në orën 11.00 në Akademinë e Shkencave librin studiomor monografik "Portreti 1880-2000".

5. Ekspozita "Dhe yjet rrinë vështrojnë" e Gazmend Lekës është çelur e do të qëndojë e hapur për vizitorët deri në 7 dhjetor.

7. Do të shfaqet sot në orën 19.00 në kinema “Millenium” premiera e filmit “Nji prej nesh”, me regji e skenar të Ergys Metës.

6.Banda Tradicionale e Emirateve ndal sot në orën 12.00 në Kalanë e Krujës, ku mban një koncert në kuadër të Javëve Kulturore.