Qendra për Hapje dhe Dialog, në Kryeministri çel sot në orën 18.00 ekspozitën “Amerikanët” nga artisti Fate Velaj, të frymëzuar nga arti i fotografisë së Robert Frank në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
"Te'Galeria" në Tiranë ekspozita "Traditë në gurë" e artistes Erieta Gajtani pret vizitorët edhe përgjatë ditës së sotme.
Ekspozita e përvitshme "Nëntori 25", me punime të mbi 30 artistëve do të qëndrojë e hapur deri në 19 dhjetor në galerinë "Fab".
Do të vijojë të qëndrojë e hapur në Qendrën Kulturore “Tulla” në Tiranë deri në 7 janar ekspozita “Visa intervieë”.
Ekspozita fotografike "Korça dje dhe sot" nga Ylli Trajçe qëndon e hapur edhe sot në galerinë e Bibliotekës "Thimi Mitko" në Korçë.
Deri në 19 shkurt dashamirësit e fotografisë së Michel Setbon, mund të eksplorojnë Shqipërinë ndër vite përmes ekspozitës “Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur", të çelur në Muzeun Marubi në Shkodër.
Fantazi, argëtim e përrallë, shfaqja "Një ngjarje e pazakontë" mbahet sot në orën 18.00 në Teatrin e Kukullave në Korçë.
Do të qëndrojë e hapur deri në 22 janar në Galerinë e Arteve në Shkodër Ekspozita Kombëtare Salloni i Vjeshtës “E kuqja” me kuratorë Oltsen Gripshin dhe Naim Spahiun.