Rubrika ‘Ciceron’/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Në kuadër të Javëve Kulturore Kombëtare aktori Mirush Kabashi shoqëruar nga 1000 nxënës, mban në orën 14.00 në Sheshin Nënë Tereza performancën recitative "Poezia e flamurit".

Ekspozita "Dhe yjet rrinë vështrojnë" e Gazmend Lekës pret vizitorët në galerinë "Fab"deri në 7 dhjetor.

Shfaqet këtë të hënë në orën 19.00 në Qendrën Kulturore "Tulla" filmi "Zgjoi" me regji të Blerta Bashollit, në kuadër të Javëve Kulturore.

Përurohet këtë të hënë në orën  17.00 në Shtëpinë Studio Kadare libri "Retë prej drite" i shkrimtarit Ndue Ukaj, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare.

Çelet sot në orën 10.00 në Bibliotekën Kombëtare një ekspozitë me vepra të autorëve të Kosovës, e cila do të qëndrojë e hapur deri në 30 nëntor.

Ekspozita "Thumbi në shënjestër" me 30 punime të artistit Endri Beqo do të qëndrojë e hapur në galerinë "Tirana Ekspress" deri në 23 nëntor.

Nga data 21 deri në 26 nëntor organizohen në Tiranë “Ditët e albanologjisë”. Ky edicion i 13-të nis sot në orën 10.00 në Pallatin e Kongreseve, me temën "Albanologjia përtej nesh".

15 emra të spikatur të kulturës arbëreshe mbajnë nga sot në orën 9.00 në "Ditët e Librit Arbëresh" që do të vijojnë deri të mërkurën, në Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët.

Mbahet sot në orën 19.00 në Galerinë Zeta diskutimi mbi kritikën në skenën kulturore "Pasi shuhen dritat".

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave