Rubrika ‘CICERON’/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Shfaqet nga sot për 5 ditë radhazi në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental shfaqja “Koncerti” me autor Gazmend Krasniqin e regji të Marsel Grevës

Në kuadër të “Ditëve të Albanologjisë”, Instituti i Historisë mban sot në Muzeun Historik nga ora 9.30, konferencën shkencore “Rruga e shqiptarëve drejt pavarësisë dhe sfidat e procesit të shtetndërtimit”.

Shfaqet sot në orën 19.00 në Qendrën Kulturore “Tulla” filmi “Vera andron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare.

Ekspozita "Dhe yjet rrinë vështrojnë" e Gazmend Lekës pret vizitorët në galerinë "Fab"deri në 7 dhjetor.

Mbahet nga sot deri në 27 nëntor, në orën 19.00 në teatrin “Metropol”, shfaqja “Emigrantët”.

Qendra e Librit mban sot në orën 11.00 një tryezë me biseda, diskutime e interpretime dedikuar krijimtarisë së poetit Ali Podrimja.

Autoriteti i Dosjeve në bashkëpunim me të tjeraj institucione mbajnë sot në orën 11.00 në Muzeut Historik ligjëratën me temë "Tirana nën kontrollin e pushtetit komunist-tatimet, konfiskimet, internimet, rezistenca në fillimet e regjimit totalitar 1945-1949.

Akademia e Shkencave mban sot në orën 10.00 konferencën shkencore kushtuar 110-vjetorit të Pavarësisë “Rrugëtimi shqiptar për Pavarësinë”.

Ekspozita "Thumbi në shënjestër" me 30 punime të artistit Endri Beqo do të qëndrojë e hapur në galerinë "Tirana Ekspress" deri në 23 nëntor.

Shënohet sot nga ora 10.00 dita e tretë  e “Librit Arbëresh” me një konferencë të dedikuar kësaj teme  në Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët.

Përurohet sot në orën 16.30 në Shtëpinë Studio Kadare romani më i fundit i Rita Petros “Lindur së prapthi”.

Mbahet në  orën 18.00 në teatrin “Andon Zako Ccajipi” në Korccë koncert i Orkestrës Sinfonike me temë “Shqipëri-Romani, Miqësia historike midis dy kulturave”.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar