Rubrika ‘CICERON’/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot

Java Kulturore Kombëtare sjell në Tiranë, grupin “Jericho”. Këtë të enjte në orën 19.00 mban një koncert pranë Pazarit të Ri me hitet më të bukura.

Studiuesja Elsa Skënderi mban sot në orën 17.00 në Shtëpinë Studio Kadare ligjëratën “Vendi i shqipes në peizazhin linguistik të Tetovës”.

Shfaqet sot në  orën 19.00 në Arkivin e Filmit  produksioni “Në kërkim të Venerës” me regji të Kosovare Krasniqit.

Do të vijojë të mbahet çdo mbrëmje në orën 19.00 deri në 27 nëntor, në Teatrin Eksperimental shfaqja “Koncerti” me regji të Marsel Grevës.

Filmi “A cup of coffee and neë shoes on”, që përfaqëson Shqipërinë në Çmimet Oscars 2023, shënon sot në orën 10.30 në Cineplexx premierën eskluzive për mediet.

Në kuadër të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, është çelur në Qendrën  për Hapje dhe Dialog ekspozita "Në gjurmët e familjes së Ismail Bej Vlorës", që do të qëndrojë e hapur deri në 30 nëntor.

Do të vijojnë të mbahen deri në 25 nëntor në Qendrën për Hapje dhe Dialog “Ditët e drejtshkrimit”, me një sërë aktiviteesh të organizuara me Akademinë e Shkencave  në kuadër të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Ekspozita "Dhe yjet rrinë vështrojnë" e Gazmend Lekës pret vizitorët në galerinë "Fab"deri në 7 dhjetor.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave