Rubrika ‘Ciceron’/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

“Aventurat e Maceve të Egra” me regji të Elona Hysit e producente Klea Hutan, rikthehet sot në orën 19.00 , në skenën e Teatrit Eksperimental.

Mbahet sot në orën 11.00 ceremonia e hapjese së Panairit të 25-të të Librit. 97 stenda në dy kate, presin lexuesin, mes takimesh me autorë, përkthyes e diskutimesh.

Do të mbahen sot në orën 10.00 tek "Artet", bashkëbisedime dhe master klas me violinistin Jonian Ilia Kadesha dhe pianistin Noam Greenberg.

Çelet sot në orën 19.00 në Galerinë Fab ekspozita e Gazmend Lekës "Dhe yjet rrinë e vështrojnë".

Është çelur në Galeri 70 ekspozita e përvitshme e Open Art Space dhe do të qëndrojë e hapur deri në 11 dhjetor.

Vijon të jetë e hapur deri në 25 nëntor ekspozita e grafikës në Galerinë e Artit Tiranë, mbajtur në kuadër të Bienales Ndërkombëtare të Grafikës.

Banda Tradicionale e Emirateve ndal sot në orën 12.00 në Kalanë e Rozafës në Shkodër, ku mban një koncert në kuadër të Javëve Kulturore.

Teatri i Kukullave vijon shfaqjet në rrethe. Këtë të mërkurë ndal në qytetin e teatrin e Krujës ku do të mbajë shfaqjen “Djali milardier”.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump