Rubrika ‘Ciceron’, ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Shfaqja "Edmond" me regji të Andia Xhungas dhe Indrit çobanit rikthehet sot dhe nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar me një kast të përzgjedhur aktorësh.

Teatri i Kukullave ndalon në Durrës me shfaqjet për fëmijë. Në datë 27 dhe 28 nëntor në orën 10.30 dhe 11.30 do të jepet në Teatrin "Aleksandër Moisiu", shfaqja "Hirushja".

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë mban këtë të dielë në orën 18.00 në sallën "Tonin Harapi" një koncert festiv për Festat e Pavarësisë.

Vijon të shfaqet sot dhe nesër në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental shfaqja "Koncerti" me autor Gazmend Krasniqin e regji të Marsel Grevës.

Në teatrin "Zonja e Bujtinës" mbahet këtë të shtunë e të dielë në orën 19.00 shfaqja "MISTO" me autor Naun Shundin e regji të Françeska Hysit.

 Akademia e Studimeve Albanologjike vijon sot në orën 12.00 në Pallatin e Kongreseve, konferencën shkencore mbarëkombëtare “Një komb, një gjuhë”, që bëri bashkë 70 gjuhëtarë  nga Shqiptaria në kuadër të "Ditëve të Albanologjisë".

Mbahet sot në orën 19.00  përballë Akademisë së Arteve, koncerti me këngë patriotike "Dua më shumë Shqipërinë".

Shfaqet sot në  orën 19.00 në qendrën kulturore "Tulla" filmi i Fatmir Koçit "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo".

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave