Rubrika ‘Ciceron’, ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës

1.Violinisti Tedi Papavrami rikthehet sot në orën 19.00 në opera, në një koncert ku e shoqëron pianisti Philippe Bianconi, me pjesë nga Beethoven, Brahms dhe Franck.

2. Pas sesioneve në Shkup e Prishtinë, më 25 dhe 26 nëntor, ora 12:00, Akademia e Studimeve Albanologjike mban në Pallatin e Kongreseve, konferencën shkencore mbarëkombëtare “Një komb, një gjuhë” në kuadrin e “Ditëve të albanologjisë”.

3. Muzeu Historik organizon  sot prej  orës 09.00 konferencën shkencore “Udha drejt pavarësisë”. Po në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë në orën 18.00 do të hapet një ekspozitë me të njëjtën temë.

4.Promovohet sot në orën 17.00 në bibliotekën "Marlin Barleti" në Shkodër romani "Këpuca e aktorit" me autor Visar Zhitin.

5.Në kuadër të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, është çelur në Qendrën  për Hapje dhe Dialog ekspozita "Në gjurmët e familjes së Ismail Bej Vlorës", që do të qëndrojë e hapur deri në 30 nëntor.

6.Mbahet sot në orën 18.00 një koncert nga Ëest Side Family & Loré në Pazarin e Ri , në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare.

7.Shfaqet sot në orën 19.00 në Qendrën Kulturore "Tulla", filmi "Liqeni im" i regjisorit të ndjerë Gjergj Xhuvani.

8.Përurohet sot në orën 16.30 në Shtëpunë Studio Kadare libri "Kësulkuqja , përallë për të rritur" nga shkrimtari Ag Apolloni.

9.Ekspozita "Dhe yjet rrinë vështrojnë" e Gazmend Lekës pret vizitorët në galerinë "Fab"deri në 7 dhjetor.

10.Shfaqet sot në orën 13.00 në Teatrin Migjeni në Shkodër shfaqja "Ushtari" me regji të Gerti Palalit.

11. Studiuesi Xhahid Bushati mban sot në orën 16.00 në Qendrën Rinore Arka një ligjëratë mbi besimin, dialogun dhe bashkëjetesën fetare në Shkodër.

12. Çelet  sot në orën 18.00 në Muzeun Kombëtar të Fotografisë "Marubi" në Shkodër ekspozita personale e fotografit Michel Setboun "Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur", e kuruar nga Luçjan Bedeni.

13. Promovohet sot në orën 19:00 në Biblotekën Publike Durrës libri ‘Dokumente arkivore  mbi zhvillimet kulturore-muzikore Shkodër 1879-1944’ me autorë Metila Dervishi.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve