Rubrika “Në Librari” vjen këtë fundjavë me tri tituj të rinj.
Titulli: “Ngjyrat e viteve”
Autore: Sonila Strakosha
Shtëpia Botuese: “Mediaprint”
Çmimi: 800 lekë
Një televizion pa ngjyra, ku Rai çelte një dritare ëndërrimtare drejt botës italiane. Në librin e saj të gjashtë “Ngjyrat e viteve”, autorja Sonila Strakosha sjell ndjesi, dialogë, imazhe filmike e fletë ditari të protagonistes, Rezartës, një adoleshenteje të viteve ’80, që me grimca të mbledhura prej ekranit, librave e rrëfimeve thur ëndrra për botën perëndimore, deri sa e prek nga afër, pas rënies së regjimit. Autorja, njësoj si personazhi kryesor i saj, mban ditar që në rininë e hershme, çka e ndihmon edhe në shkrimin e këtij libri, që shkon deri në vitet ’96, duke përfshirë me delikatesë, edhe jetën në emigracion.
Titulli: “Fishta, rileximi në kohën e lirisë”
Autor: Frano Kulli
Shtëpia Botuese: “Botimet Fishta”
Çmimi: 600 lekë
I botuar rishtazi, libri me ese “Fishta, rileximi në kohën e lirisë”, sjell panoramën e asaj që ndodhi pas rënies së regjimit, me një nga shkrimtarët më me peshë të traditës, i ndaluar në diktaturë. Publicisti Frano Kulli, tregon krahas aktit të zhvarrimit, se si u rivendosën me hapa të avashtë kontaktet e veprës së Fishtës me lexuesin gjatë dekadës së parë të demokracisë, personalitetet që kontribuuan në rikthimin e tij, por edhe fakte të lëna në hije. Fishta në dëshminë e rrallë të Koliqit, shkrimtari si At e akademik, por edhe mes debatesh e krahasimeve me shkrimtarë të tjerë si Migjeni.
Titulli: “Lotët e Marit”
Autor: Fatmir Gjestila
Shtëpia Botuese: “Emathia”
Çmimi: 800 lekë
I frymëzuar nga historitë e nxënësve të tij, në veri të Shqipërisë, ku jepte mësim gjatë diktaturës, por edhe si tentativë për të mbajtur gjallë kujtesën për çka ndodhi në atë sistem, shkrimtari Fatmir Gjestila sjell romanin “Lotët e Marit”, i përzgjedhur nga Qendra e Librit e Leximit si fitues i Fondit Letrar për Fëmijë.
Protagonistin e rimerr prej romanit “E fshehta e Kështjellës së zezë”, ndërsa rrëfimi vjen i ilustruar nga i biri, Marigleni, një mënyrë kjo për të njohur brezin e ri, me egërsinë e diktaturës, përmes vuajtjeve të bashkëmoshatarëve të tyre.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3522
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: Monografi për Arben Bajon, ‘Më quajnë Lusi Barton’ e ‘Donika dhe Gjon Kastrioti Skënderbeu në Itali’! ‘Tim biri’ te ‘Melodia e Vargut’
5 Janar, 07:31
-
‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut
29 Dhjetor 2024, 07:22
-
Tre tituj të rinj: "Antologjia e poezive më të bukura në botë", "14 këngë popullore shqiptare" e "Fatmir Haxhiu, Piktori i historisë"! 'Melodia e Vargut' tek poezia e Merinit
22 Dhjetor 2024, 08:57
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të rinj! ‘Dollia shqiptare’ nga Sherif Bundo, ‘Shtatë dritare’ nga Virion Graçi dhe ‘Gjenocidi serb kundër shqiptarëve’
15 Dhjetor 2024, 08:00
-
Tre tituj të rinj 'Në Librari’: 'Letrat që nuk m’i dërgove kurrë të Irena Shabanit, 'Muri i heshtjes' i Gani Mehmetajt dhe 'Hënat e fundit' nga Furio Bordon
8 Dhjetor 2024, 07:52
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të rinj! Nga ‘Paraleli 42’, ‘Tekno-Broni’ te ‘Rrezefati’
1 Dhjetor 2024, 12:40
-
'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'
24 Nëntor 2024, 10:50
-
'Në Librari' vjen me 3 tituj të rinj! Nga 'Shtëpia e verdhë' e Bashkim Hoxhës, 'Shi me baltë' i Mero Bazes te 'I rënë nga qielli' nga Tom Kuka
17 Nëntor 2024, 14:25
-
'Në librari', tre titujt për këtë fundjavë: ‘Përrallëtarët e gjuhës shqipe’, ‘Në mbrojtje të arsyes albanologjike’ dhe ‘Pse e përqeshin shoqet Martinën’
10 Nëntor 2024, 08:11
-
Një librari në Tiranë me emrin e atit jezuit, Zef Valentini. Hapësira e re me botime të larmishme e gjithëpërfaqësuese
5 Nëntor 2024, 13:54
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të ri! Monografi për ‘Antikulturën’ e ‘68-s në Shqipëri, ‘Shtëpia e Zërave’ dhe ‘Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s’
3 Nëntor 2024, 07:39
-
Pas ‘Apostullit’, Ikonomi sjell Fan Nolin ‘Rebel’! ‘Tri jetët e zotit P”, një roman për dashurinë për pushtetin! ‘Vegjetariania’ e nobelistes Han Kang
27 Tetor 2024, 15:33
Shumë i bukur libri i Znj.Sonila Strakosha..!
Përgjigju