Rubrika ‘Në Librari’! Nga 'Shenja Açka', ‘Mbreti Zog e Fan Noli në dosjet e Sigurimit të Shtetit’ e aventurat te ‘Tullumbacja e bardhë’ për fëmijët

“Shenja Açka”

Autor: Behar Gjoka

Qendra e Studimeve “Pjetër Budi”

Çmimi: 1200 lekë

Studiuesi Behar Gjoka,  përmes leximit e hulumtimit të thellë, bën një vlerësim të  letërsisë së sotme shqipe, e ndalet tek shkrimtarja Flutura Açka, duke i dedikuar krijimtarisë së saj një botim. “Shenja Açka”, merr në analizë poezitë e romanet më të arrirë të shkrimtares, duke nisur nga “Tri vjeshta larg” të fillim viteve ’90, deri tek më tek ‘Tulipanë të vonuar’, e me një hapësirë të veçantë për “Birin’, ku  siç thotë Gjoka, shkrimtarja ka fituar, duke ruajtur rrafshin estetik të letrares, pavarësisht rrafshit të dhimbjes së nënës. Në 90 faqe, më tej, pasi ka analizuar letërsinë e kohëve të sotme, përzgjedh ‘ajkën’ e autorëve si Lleshanaku, Dokle apo Blushi, dhe ua sugjeron atë lexuesve, që botimet e tyre të lexohen në kohë, e të mos mbetemi vetëm tek botimet e së kaluarës.

“Mbreti Zog dhe Fan Noli në dosjet e Sigurimit të Shtetit”

Autor: Hasan Bello

Akademia e Studimeve Albanologjike

Çmimi: 1000 lekë

Dy protagonistë historikë dhe tri dosje të ish Sigurimit, historiani Hasan Bello sjell “Mbretin Zog dhe Fan Nolin” në përgjimet e spiunimet e agjentëve të regjimit komunist.  I konsideruar si armiku numër një i atij sistemi, edhe i vetë  Enver Hoxhës, studiuesi analizon se si ata mblodhën informacione duke e ndjekur hap pas hapi, lidhur me veprimtarinë e tij në emigracionin politik, përpjekjet kundër diktaturës në vend dhe Jugosllavisë në Kosovë. Deri në vdekje, ish-Sigurimi përgjoi edhe Fan Nolin, i cili ndonëse fillimisht ruajti raporte diplomatike me regjimin për shkak të pretendimeve të Greqisë ndaj territoreve të jugut, qëndrimi i tij real ishte kundër regjimit, për shkak të represionit të ushtruar ndaj popullit dhe mosnjohjes së marrëveshjeve me SHBA-në të nënshkruara nga mbreti Zog.

“Tullumbacja e bardhë”

Autor: Rovena Rrozhani

Shtëpia Botuese: “Mediaprint”

Çmimi: 600 lekë

“Tullumbacja e bardhë” rrëmbehet nga era e Lili, vogëlushja protagoniste e rrëfenjës së Rovena Rrozhanit, ndërmerr një udhëtim në kërkim të saj. Një sërë ngjarjesh, që shoqërohen me humor, motivin e lojës por edhe aventura që ajo i përballon me mençuri. Një libër i frymëzuar nga folklori e një përrallë e vjetër për të rritur, të cilin ajo e sjell me një tjetër qasje, e elementë shtesë bashkëkohorë, që të harmonizuara me ilustrimet e Endri Beqos, mbajnë vëmendjen e fëmijëve të mbërthyer pas leximit.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë