Rubrika "Shëndeti"/ Këshillat: 
Ja si duhet të mbroni zemrën

Rubrika "Shëndeti"/ Këshillat: <br />Ja si duhet të mbroni zemrën
Të moshuarit dhe individët mbi 40 vjeç, që nuk kryejnë aktivitete fizike kanë më shumë risk që të kenë probleme me zemrën. Studimi i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i publikuar në “health.com” thotë se çdo person duhet të kryejë aktivitete fizike.

“Në momentin që dikush nis të vrapojë ose të shkojë në palestër (edhe jo rregullisht), ndikon direkt në zemër. Organi më i rëndësishëm për njeriun ka nevojë që muskujt të jenë “të gjallë”, - thonë mjekët që janë marrë me studimit. Sëmundjet kardiovaskulare edhe sot janë një ndër shkaqet kryesore për vdekjen e njerëzve. Mjekët këshillojnë që aktiviteti fizik të kombinohet më ushqime si, frutat, lakrat dhe peshku. Sipas studiuesve ngrënia e një peshku në tre ditë mbron çdo individ nga ataku në zemër.
 
Lidhja aktivitet-peshë

Sipas studiuesve aktiviteti fizik sjell rënien në peshë por rrit dhe kujdesin ndaj zemrës. Studimet kanë treguar se me rritjen e moshës, meshkujt dhe femrat kanë më shumë mundësi të kenë probleme me zemrën, mundësia rritet dhe më shumë kur në familje keni patur dikë që ka vuajtur nga këto probleme. Rreziku për një zemër të dobët shtohet dhe nga faktorë si duhanpirja, tensioni i paqëndrueshëm dhe niveli i lartë i kolesterolit.

Të gjithë këto, sipas studiuesve, mund të mbahen në kontroll nëpërmjet 30 minutave aktivitet gjatë ditës. “Mjafton një vrap i lethtë dhe disa ushtrime bazë për muskujt, në mënyrë që zemra të mbrohet nga faktorët e jashtëm.

Për ata persona që kanë mundësi të shkojnë në palestër është akoma dhe më mirë”,- thonë studiuesit. “Ne kemi marrë 500 individë nga mosha 40-65 vjeç, të cilët kishin probleme me zemrën dhe çdo ditë u vendos të bënin vrap ose kryenin stërvitje në shtëpitë e tyre. Gjithashtu këta persona konsumonin peshk 1-2 herë në 3 ditë, duke e shoqëruar më sallatë jeshile. Pas katër muajve, në vizitat që u bënë në spital, pamë që zemra ishte më e fortë dhe kishte më pak mundësi që të goditej nga një atak kardiak”, - thuhet në studim.
 
Sheqeri
Gjithashtu studiuesit thekësojnë se sheqernat rritin rrezikun e vdekjes për ata që vuajnë nga sëmundjet e zmerës. Studjuesit amerikanë thonë se janë analizuar ushqimet që kanë ngrënë shumë qytetarë përgjatë viteve dhe është vënë re se, personat që konsumonin ëmbëlsira dhe pije me gaz, me sheqer, kishin riskun, për tu patur probleme me zemrën në rritje. Ky fakt vihej re në momentit që konsumi i sheqerit kalonte mbi 16% të kalorive, atëherë mundësia për tu goditur nga një atak kardikat ishte shumë e lartë.
 
Çfarë duhet të dini për zemrën
“Madhësia e zemrës është afërsisht sa madhësia grushtit dhe ka një masë midis 250 dhe 350 gram. Zemra është e përbërë nga tri shtresa, të cilat janë të pasura me enë gjaku. Shtresa sipërfaqësore, e quajtur shtresa e organeve të brendshme, shtresa e mesme, e quajtur myocardium, dhe shtresa e tretë që quhet endocardium. Zemra ka katër dhoma, dy të sipërme që quhen veshë dhe dy të poshtme që quhen barkushe.

Veshët janë dhomat hyrëse dhe barkushet janë dhomat e shkarkimit. Rrugët e gjakut nëpër zemër përbëhen nga një qark pulmonar dhe një qark sistemik. Gjaku rrjedh nëpër zemër në një drejtim, nga veshët në barkushe, dhe jashtë në arteriet e mëdha, ose Aorta për shembull’, - thonë mjekët. Zemra mund të rrahë më shumë se 2 miliardë herë në jetë.

Studimet
Ataku Kardiak vjen:
Kur nuk konsumohet peshku dhe lakrat
Kur nuk kryhet aktivitet fizik
Kur konsumohet ushqime me sheqer (jo frutat)
Kur konsumohen pijet me gaz çdo ditë
Të dhënat për zemrën (mesatare)

Gjatësia e zemrës    15 cm
Pesha e zemrës  300 g
Volumi (i gjakut)    70 cm3
Volumi / min në qetësi     4900 cm3
Volumi / min gjatë punës maksimale   bis 20-30 Litër
Volumi i gjakut gjatë 70 vjetëve     -180.000.000 Litër
Puna për rrahje, ana e majtë    - 0,8 J
Puna për rrahje, ana e djathtë  - 0,16 J
Puna gjatë ditës     - 100.000 J
Numri i rrahjeve për një vit (mesatare)    36.000.000
Numri i rrahjeve për 70 vjet    3.000.000.000

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë