“Mjalti nuk është një ushqim normal. Mjalti duhet të konsumohet deri në 3 herë në ditë dhe mundësisht të mbahet në gojë për 30 sekonda”, - thonë ekspertët e ushqimit. Po kështu mjalti nuk duhet përzier në temperature të larta, si në rastin e qumështit apo ujit, pasi humbet vlerat biologjike. Çfarë përmban mjalti? Në mjaltë ka 76% karbohidrate (këto janë sheqerna të luleve dhe të pemëve), 18 deri 20 % janë ujë , 2 deri në 4 % janë elemente të rëndësishme që i duhen njeriut. Pikërisht për këto elemente mjaltin e konsiderojmë shumë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Si krahasim të elementeve të mjaltit, në një kg gjenden afro 30-40 gr substanca shëruese.
Nga fëmijët tek të rriturit
Mjalti nuk këshillohet të përdoret vetëm për fëmijët 1-3 muajsh, por në këtë rast duhet ta konsumojë nëna dhe vlerat ushqyese transemtohet tek fëmija nëpërmjet qumështit të gjirit. Pasi të mbushë 1 vjeç, çdo fëmijë duhet të konsumojë 1 lugë mjaltë në ditë, për shkak se ndikon në forcimin e kockave dhe stukturës së tij. Sipas studimit mjalti ndikon në rritjen e fëmijëve dhe sidomos në zhvillimin e shpejtë të trurit. Po kështu mjalti këshillohet edhe nga të moshurit pasi forcon trupin fizikisht dhe ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend. Në rast se mjalti konsumohet i tretur në ujë, ndihmon kundër diarresë dhe kundër kapsllëkut. Mjalti është një ilaç për sa i përket pastrimit të gjakut dhe qarkullimit të tij.
“Mos e shikoni mjaltin si një ushqim normal. Imagjinoni që mund të ndikojë dhe në zemër, pasi ul të rrahurat e shpejta dhe lethtëson organizmin nga ushqimet e rënda. Mjalti mund të përdoret dhe për dhimbjet në sy, edhe për dhimbjet e kocakave, që është një problem shqetësues gjatë gjithë kohës për të moshuarit”, - thonë specialistët e studimit. Po kështu mjalti këshillohet dhe për personat që kanë ngërç të nervave.
Sipas ekspertëve në këtë rast këshillohet të konsumohen 5 ditë lugë gjelle, me mjaltë në ditë. Personat që vuajnë nga verdhëza, në qoftë se në mëngjes dhe në mbrëmje hane mjaltë, për 15-20, sëmundja me shumë mundësi do të largohet. “Mjalti këshillohet edhe për personat që vuajnë nga pagjumësia, pasi ka veti për të qetësuar trupin e njeriut. Mjalti ndihmon dhe të rriturit apo të moshuarit që të mos kenë më dhimbje në stomak. Një person i cili vuan nga dhimbjet e shpatullave, mund të përdorë mjaltin si kurën e parë”, - thotë studimi. Për personat që vuajnë nga alergjia, sidomos në rastin e pickimeve nga bletët duhet të përdorin mjaltë në çdo rast.
Shkrimi u publikua sot (12.05.2015) në Shqiptarja.com versioni print
Redaksia Online
(k.b/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)