Ruçi: Antifashizmi sot, zgjedhja pro Europës dhe ShBA

Ruçi: Antifashizmi sot, zgjedhja pro Europës dhe ShBA

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, drejtoi  sot një mesazh me rastin e 75 vjetorit të krijimit të Brigadës XV Sulmuese.

“Në 75 vjetorin e krijimit të Brigadës së XV, këtij formacioni heroik të Ushtrisë dhe të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, përshëndes veteranet, veteranët dhe pasardhësit e luftëtarëve të Brigadës së XV Sulmuese dhe të formacioneve të tjera të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Uroj nga thellësia e zemrës që me luftëtarët, veteranët dhe pasardhësit e tyre,  i festofshim për jetë e mot përvjetorët e shënuar të çlirimit të atdheut dhe të krijimit të formacioneve të ushtrisë partizane, të cilat çliruan Shqipërinë dhe na vendosën në anën e kombeve antifashiste e liridashëse. 

Brigada e XV u krijua dhe zhvilloi betejat e saj të pashëmbullta për nga heroizmi në zemër të Shqipërisë. Kur them në zemër të Shqipërisë nuk kam  parasysh vetëm territorin, por  kontributin e zonës së Pogradecit dhe Korçës në Luftën e madhe Antifashiste dhe Çlirimtare. Ishte kulmi i Operacionit të Qershorit dhe në Shqipëri kishte filluar të ndihej era e lirisë që po sillnin bijtë e popullit, të rreshtuar në formacionet luftarake të Ushtrisë Partizane. Partizanët shqiptarë e ëndërruan,  e dashuruan dhe e sollën lirinë në atdheun e tyre.

Inaugurimi i Brigadës së XV pati një tipar të veçantë. Luftëtarët e përfshirë në rradhët e saj nuk patën kohë të festonin, por edhe ditën e themelimit vazhduan betejat luftarake. Brigada e XV u pagëzua në zjarrin e betejave fitimtare kundër pushtuesve.  Si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, por edhe si qytetar përulem sot me nderim të thellë para veprës së 1.200 luftëtareve e luftëtarëve të Brigadës së XV, të batalioneve që formuan këtë formacion si “Fuat Babani”, “Hakmarrje”, “Skënder Çaçi”, “Reshit Çollaku”, “Tomori”, “Rinia” etj., para kujtimit të komandantit Teki Kolaneci dhe Komisarit Shahin Rukaj dhe drejtuesve të tjerë të formacioneve luftarake të Brigadës.

Brigada e XV shënoi epope heroizmi kudo ku zhvilloi betejat e saj luftarake kundër pushtuesve e kolaboracionistëve: në Korçë, Pogradec, Librazhd, Elbasan, Qafë Thanë, Mirakë, Xibrakë, Labinot, Qafë Kërrabë, Bradashesh, Qukës, Delvinë etj. Gjej rastin të përsëris se asgjë nuk është më frymëzuese sesa Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare, ndër stolitë më vyera të popullit shqiptar.  Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare nuk vjetërohet kurrë dhe nuk do të shlyhet asnjëherë nga kujtesa kolektive e shqiptarëve. Veprën e lavdishme të partizanëve shqiptarë, të vajzave e djemve të Shqipërisë që luftuan e ranë për lirinë, e kemi të gjithë për detyrë ta nderojmë, pavarësisht bindjeve e partive.

Antifashizmi nuk është çështje bindjesh apo simpatish politike, por një qëndrim kombëtar.  Antifashizmi është zgjedhja të jesh pro popullit tënd, pro lirisë, pro sistemit demokratik, pro progresit, pro Europës dhe ShBA.  Lavdi partizanëve shqiptarë, dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare! Lavdi heronjve, dëshmorëve, partizaneve dhe partizanëve të Brigadës së XV Sulmuese Heroike!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dashi: 30/06/2019 01:36

    Botoje ne Serbi dhe Rusi kete fjalim. Atje e ka vendin.

    Përgjigju
  • Kkkk: 29/06/2019 21:29

    Kur flet dhe ky qe ka cu rob ne burg para 90

    Përgjigju
  • CaBone: 29/06/2019 18:04

    Te lumt goja Z. Ruci dhe tregoja dhe atyre qe mendojn se ne kemi filluar se egzistuari nga 90a e mbrapa. Respekte gjithmon heronjve Shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Financim nga shteti për familjet që instalojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa! Miratohen 4 skema për panelet, pompat, kaldajat e ngrohjen qendrore

Financim nga shteti për familjet që instalojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa! Miratohen 4 skema për panelet, pompat, kaldajat e ngrohjen qendrore