Në seancën e sotme deputetët duhet të ishin me maska dhe doreza. Por në një moment ndryshe nga e kaluara, deputetët respektuan masat e marra dhe kryetari i Kuvendit u tërhoqi vëmendjen deputetëve për mbajtjen e maskave me detyrim. Mes atyre që iu tërhoq vëmendja ishte edhe Rudina Hajdari, e cila nga Report Tv jep këtë përgjigje.
"Patjetër që i kemi marrë masat e duhura por në momentin që flet dhe ke distancë 1.5 m me një koleg tjetër besoj se është e pranueshme edhe për publikun që është e sigurt të flasësh pa maskë dhe nuk besoj se ishim në thyerje të rregullave" tha ajo.
Lajmi kryesor:
Marrëdhënia Rama-Meta? Hajdari në Report Tv: S'jam e befasuar, kanë dashuri të gjatë! Opozita dobët, po mundohem të mbush vakumin












