Ruçi: Jep hesap, 25 mashtrime
Berisha: Ju shihni vetëm mavi

Ruçi: Jep hesap, 25 mashtrime<br />Berisha: Ju shihni vetëm mavi
TIRANE -  "A mund të japësh hesap, tani, në fund të mandatit tënd, pse i ke mashtruar shqiptarët me këto premtime?''  Kjo pyetje i është përsëritur, 25 herë me radhë, Kryeministrit Berisha  në Kuvend, nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi. Ruçi, duke hapur faqe për faqe, programin elektoral të Partisë Demokratike, i ka drejtuar 25 pyetje Berishës dhe ka pritur prej tij përgjigje.

Kryeministri i ra shkurt duke thënë se investimet e huajaj gjatë qeverisjes së tij kanë qenë 30 herë më të mëdha se në qeverisjen e PS-së dhe akuzoi kryetarin e PS-së se ka bërë që deputetët e tij ta shohin Shqipërinë "mavi" ose ndryshe "mavri".

Gjatë debatit, në të cilin Berisha dhe Ruçi kanë qënë sot, protagonistët kryesorë, ka pasur edhe humore e ironi rreth ngjyrës së kravatës së Kryeministrit, e cila sot ishte lelja, ngjyra karakteristike me të cilën PS-ja po prezantohet në këto zgjedhje.

Kryetari i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, gjeti rastin dhe i uroi Berishës, mirëseardhjen në Rilindje! Nga ana e tij, Berisha ia priti se ngjyra e zgjedhur nga Rama për PS-në është mavi dhe dallon nga ngjyra e kravatës së tij, ndërsa Topalli vuri në dukje se kravata e kryetarit ishte vishje. Në fakt, kravata ishte ngjyrë lelja.

Ndër diskutimet e sotme në parlament, spikati kontrata e konçensionit të kaskadës së Devollit, projekt që e mbrojti më pas edhe Kryeministri Berisha. Ruçi tha se Berisha mashtron kur thotë se PS nuk ka firmosur projektet madhore në interes të shqiptarëve dhe i kërkon të japë llogari për dështimet, papunësinë, varfërinë, korrupsionin, pandëshkueshmërinë e ligjit, kriminalitetin.

DEBATI I PLOT
Ë NË KUVEND

BERISHA: VETËM NË SHQIPËRINË MAVI TË PS NUK PATI INVESTIME


Në replikë, pas Ruçit, Berisha tha se mbajti premtimet për shkurtimin e administratës dhe Shqipëria renditet sipas BB në një nga 10 qeveritë që kanë shkurtuar administratën. Lidhur me papunësinë, Kryeministri tha se Shqipëria nuk pati rritje por ulje të papunësisë pasi falë reformave pati investime të huaja. “Vetëm në Shqipërinë mavi, për të mos thënë mavri ekziston ideja se Shqipëria s’ka marrë investime të huaja”- tha Berisha

Sipas Berishës investimet e e huaja kanë qenë 30 herë më shumë se në qeverisjen e PS. Suksesi i luftës kundër korrupsionit ka qenë në 9. 2 miliardë dollarë më shumë. Dyfishim i rrogave dhe pensioneve. Shëndetësia ka garantuar shkallën më të lartë të diagnozës, por do bëhen përmirësime.


RUÇI: DUAM PËRGJIGJE PËR ÇDO PIKË TË PROGRAMIT TËND

“Z. Kryeministër, ditën që ke ardhur në pushtet dhe me programin që i ke paraqitur shqiptarëve dhe Parlamentit, ke thënë:

1.Se do reduktoje administratën me 10% dhe shpenzimet administrative, me 25%. Shqiprtarët duan trasnparencën e kësaj shifre, ku je me këtë? Shpenzimet korente të buxhetit të shtetit kundrejt GDP-së, sot janë të barabarta me ato të vitit 2005. A ke një përgjigje?

2. I premtove shqiptarëve në faqen 14 të programit tënd se qeveria do të marrë në konsideratë, ngritjen e universitetit të administratës publike. A mund të thuash ky është ky universitet?

3. Ke thënë se vetëm një rritje e shpejtë do hapë 160 vende të reja pune; po pse kanë humbur 52 mijë vende pune?

4. Ke premtuar reduktimin e tatimit në faqen 20 të programit, por nuk ka ndodhur asnjë reduktim tatimi. Mund të japësh hesapsh pse s’e ke reduktuar, por e ke rritur?

5. Në faqen 20 ke premtuar kalimin nga tarifa fikse në vlerën e patundshmërisë. S’ka ndodhur asnjë reduktim. A mund të japësh hesap, pse?

6. Ke premtuar modifikim të sistemit të akcizave dhe thjeshtim të listës së mallrave. A mund t’i japësh llogari shqiptarëve në fund të mandatit pse s’ka ndodhur?

7. Ke premtuar parqe dhe zona të lira ekonomike. Mund të thuash pse në 8 parqet e tua nuk është vënë asnjë tulle?

8. Ke premtuar në faqen 22 të programit se do vazhdosh investimet në aset më të rëndësishme rrugore, si Rruga e Arbrit, Korridori i jugut, Unaza e Tiranës. Mirëpo jo vetëm në këto, por kudo i ke futur firmat e ndërtimit në firma piramidale.

9. Ke thënë se do ndërtosh kaq e aq mijëra rrugë. Për këto anatemove atë që tha lideri i opozitës. Z. Kryeministër, s’ka pushtues që s’ka ngritur rrugë në ndonjë vend. Rrugët këtu në Shqipëri janë bërë ose në kohën e Austro-Hungarisë, ose në atë të Italisë; edhe Enveri, dy rrugë bëri. I zgjeroi dhe i asfaltoi dhe hapi rrugët e fshatrave; ti po shtron dhe asfalton po ato, se austradë në Shqipëri nuk ka asnjë km.

10. Ke premtuar në faqen 23 të programit se do të ndërtohen porte të reja për qëllime industriale dhe turistike. Ku janë portet e rinj?

11. Ke thënë se do përfundosh gjithë impiantet në zonat bregdetare,. Nuk është mbaruar asnjë në asnjë vend. A mund të thuash pse i ke gënjyer shqiptarët?

12. Ke nisur 5 landfille e ke thënë se do i përfundosh. Më thuaj, cilin ke përfunduar?

13. Për mbjelljen e ullirit ke thënë se do vësh 20 milionë rrënjë, po janë vetëm 8 milionë. Ku i ke?

15. Ke thënë se do dyfish prodhimin bujqësor dhe blegtoral. Me këto ritme që ke, të duhen 20 vjet për t’i dyfishuar.

16. Premtove se zonat turistike do zhvillohen mbi bazën e projekteve tematike. Pse s’e ke bërë?

17. The se qeveria do dyfishojë buxhetin për arsimin. Ku është?

18. The se borxhi publik do jetë 50% të prodhimit të brendshëm bruto; ka mundësi të thuash pse e ke 63%?

19. Në faqen 33 thua se norma e investimeve publike dhe private do arrijë në 30%. Por, pse janë në rënie?

20. The se niveli administrativ i papunësisë do ulët 11% , por sot është 13%. Pse?

21. Po kështu premtove se rritja e pagave dhe pensioneve do bëhet me 10%. Mirëpo në vitin 2012, pagat e pensionet janë rritur vetëm 5%! A mund t’u thuash shqiptarëve pse i ke gënjyer?

22. Ke thënë se do rritësh numrin e nxënësve në shkollat profesionale, kur numri i tyre është ulur me 20% që atje ku e ke gjetur. Pse?

23. Qeveria e integrimit deklaron se investimet publike do arrijnë në 7%, por pse janë ulur në 3%?

24. Fondet për shkencën dhe inovacionin janë 0.6%. Pse ky fond është tre herë më i vogël se angazhimi yt?

25. Sistemi shëndetësor, a mund të thuash pse është katandisur në këtë farë derexheje? Kështu do vazhdoja për buxhein e shëndetësisë, pensioneve, fshatit. Kështu do thoja edhe që në vitin 2011 do përfundoje masterplanin e zonave malore, që nuk është bërë pa përmenduar pastaj korrupsion, duke e lënë vendin në shkallën e fundit në Europë dhe kriminelitetin, që të është trefishuar nga viti i parë i mandatit tënd", - përfundoi kryetari i grupit parlamentar të PS-së.

"BERISHA, JEP LLOGARI PËR DËSHTIMET "

Sipas Ruçit Berisha duhet të japë llogari për dështimet papunësinë varfërinë, ndërsa shtoi se në takimet që kishte pasur PS me biznesmenët, këta të fundit kishin thënë të kundërtën.

“Marrëveshja u ratifikua në 2009, duhej të prisnim shiritin e përurimit. Sot gabove se the 5 mijë vende pune, ndërkohë që ditën që e përurove the 8000 mijë vende. Jep llogari për papunësinë, varfërinë, korrupsionin, pandëshkueshmërinë e ligjit, kriminalitetin.” - tha Gramoz Ruçi

RUÇI: PRANO OFERTËN E RAMËS PËR DEBAT PUBLIK MBI TAKSËN PROGRESIVE

“Taksa progresive është aplikuar në të gjithë Europën dhe Amerikën. Mos përdorin frazeologjinë për taksën progresive nëse ke argumente hajde. Rama të ka ftuar disa herë në debat publik. Studion, gazetarët, kohën e momentin zgjidhe vetë kur do. Dil e debato, mos kërko me demagogji të sulmosh alternativën që ka opozita për elektoratin”- tha Ruçi

KRAVATA , RUÇI - KRYEMINISTRIT: MIRËSESERDHE TEK NGJYRA E RILINDJES SHQIPTARE. BERISHA: NGJYRA E RAMËS, MAVI

Kuvendi është përfshirë në debat për ngjyrën e kravatës së kryeministrit Berisha e cila sot ishte ngjyrë lelja ngjyra me të cilën PS prezantohet në këto zgjedhje me programin e saj për një rilindje shqiptare.  Kryetari i grupit PS Gramoz Ruçi i uroi mirëseardhjen kryeministrit i cili kishte kravatë me ngjyrën lejla me të cilën ka përzgjedhur PS për tu prezantuar në këto zgjedhje me programin e "Rilindjes shqiptare"

“Mirëseserdhe tek ngjyra e rilindjes shqiptare:”- tha Ruçi

“Asht vishnje, ju e keni pink”- tha Topalli.

Në replikë Berisha tha se kravata e tij nuk është “mavi” ngjyra të cilën e quajti ngjyrën e rilindjes.  "Përpara se të filloj kam dy çështje jashtë teme. z Ruci nuk ke faj ti se dhe ngjyrat jua ka ngatërruar piktori me shkarravinat e tij dhe kjo nuk është ngjyrë mavi siç jeni ju partia mavi. Tani unë dua te rikujtoj një poezi se Namiku i ka qejf poezitë dua të kujtoj një strofë të Bertol Brehtit që thotë:

Këtë këmishe ngjyrë mavi
Dhe këto çizme, t'i kam falur.
Sikur ta dija, çfarë di sot, o bir,
Më mirë veten kisha varur".

BERISHA: KONTRATA PËR KASKADËN E DEVOLLIT HAP 4-5 MIJË VENDE PUNE

Kontratën kryeministri Berisha e quajti të një rëndësie të madhe pasi gjatë ndërtimit të saj do të punësohen 4-5 mijë punëtorë të qarkut të Elbasanit e mbarë Shqipërisë. “Ka rëndësi sepse përbën një investim gjigand madhor në historinë e vendit. Përbën kurorëzimin e përpjekjeve për të bërë Shqipërinë vendin më tërheqës për investimet e huaja.”

Berish premtoi se gjatë mandatit të ardhshëm me projektet do të hapen 30 mijë vende të reja pune dhe shtoi se shqiptaërt nuk do pranojnë rikthimin e një takse fatkeqe

“Kontrata që votohet sot do të nisë zbatimin shumnë shpejt. Kjo kontratë e vendos Shqipërinë në kuotat më të larta të projekteve më të mëdha në Europë.”- tha Berisha

TOPALLI, REPLIKË ME GJIKNURIN PËR INVESTIMIN NE GRAMSH

Projektligji “Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet ministrisë së Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues dhe Env Ag, Statkraft As dhe "Devoll hydropower" sh.a" si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll në Republikën e Shqipërisë” nxiti reagimin e deputetit Gjiknuri, i cili tha:

“Në Gramsh nuk ka projekte rrugësh. Është gënjeshtër që thuhet se do bëhen investime në rrugë. Nuk ka fonde është mashtrim”.
Debati ne Kuvend/ Gjiknuri,Topallit: Je  njëanekdodë për Gramshin

Sot pritet të votohen edhe dekretet e propozuara nga Presidenti i vendit, Bujar Nishani për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë. Por shqetësimi, jo vetëm i opozitës, por dhe aleatëve të PD është çështja e mos votimit të dekreteve të mëparshme që janë propozuar nga ish-presidenti Bamir Topi.

Redaksia online
(s.g/a.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë