Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh solidariteti Kryetarit të Parlamentit të Libanit, z. Nahib Berri, pas shpërthimit të ndodhur në portin e kryeqytetit të vendit në Bejrut.
Përmes letrës, Ruçi i ka shprehur trishtimin e thellë dhe solidaritetin me popullin libanez.
“Me trishtim të thellë po përjetoj lajmin mbi katastrofën e ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, e cila u ka marrë jetën dhjetëra njerëzve dhe ka plagosur disa mijëra të tjerë.
Populli shqiptar, Kuvendi i Shqipërisë dhe unë personalisht jemi në këto çaste pranë popullit mik libanez, pranë familje vetë viktimave dhe të plagosurve e familjarëve të tyre dhe mbështesim punën e mjekëve të spitaleve për të shëruar të dëmtuarit dhe të forcave të emergjencës, për të gjetur të mbijetuarit dhe shpëtuar pjesën tjetër të banorëve nga fatkeqësia.
Kemi besim të plotë se Presidenti Aoun, Qeveria e Kryeministrit Diab dhe Parlamenti i Libanit, mjekët, infermierët dhe punonjësit dhe agjencitë e shpëtimit do të përballojnë pasojat e kësaj fatkeqësie dhe do të kontribuojnë që vendi juaj i bukur t’i kthehet normalitetit.
Është një sfidë e vështirë përballimi i pasojave të këtij shpërthimi, në një kohë që Libani, ashtu si edhe të gjithë vendet e botës, po ndeshet ende me rrezikun dhe pasojat e pandemisë së Covid-19. Kam besim të plotë se vitaliteti dhe forca e popullit mik libanez do t’i përballojnë me sukses pasojat e këtyre fatkeqësive.
Përfitoj nga ky rast, për të shprehur edhe njëherë ndjenjat e miqësisë e solidaritetit të popullit shqiptar me popullin libanez”, shkruan Ruçi.
Ditën e djeshme për shpërthimin tragjik në Bejrut të Libanit ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit
27 Nëntor 2024, 07:26
-
Lufta/ Bombardime mes Izraelit dhe Hezbollahut, 16 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur! 20 raketa nga Libani drejt Galilesë, Hamas: Mbi 44 të vdekur në 13 muaj
25 Nëntor 2024, 13:54
-
Lideri i Hezbollah: Do të godasim qendrën e Tel Avivit
20 Nëntor 2024, 16:31
-
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu i sulmon bazat ushtarake
17 Nëntor 2024, 09:55
-
Lufta/ Sulmet izraelite në Libanin lindor shkaktojnë 12 viktima! Jepet urdhër evakuimi në periferi të Bejrutit, pritet të goditen disa ndërtesa
15 Nëntor 2024, 08:56
-
Presidenti i Iranit flet me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike: Do të zgjidhim paqartësitë në planin bërthamor
14 Nëntor 2024, 07:08
-
Sulmuan aeroplanmbajtësen ‘Lincoln’, SHBA bombardon bazat e rebelëve Houthi! IDF vijon sulmin në Bejrut, Hezbollah: Kemi vrarë 100 ushtarë izraelitë që nga Tetori
13 Nëntor 2024, 08:38
-
Gaza/ Katari tërhiqet si ndërmjetësues në negociatat për armëpushim: Selia e Hamasit në Doha nuk ka arsye të ekzistojë! Grupi palestinez: Asnjë kërkesë për largim nga vendi
9 Nëntor 2024, 08:50
-
Lufta/ Irani përsërit kërcënimet ndaj Tel Avivit, Izraeli vijon bombardimet në Gaza dhe Liban, Hezbollah i përgjigjet me 90 raketa
1 Nëntor 2024, 08:09
-
Lufta/ Izraeli sulmon Bejrutin jugor, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur! Qëllohet në kampin e refugjatëve Nuseirat
1 Nëntor 2024, 07:25
-
Enver Robelli: I djersitur në Bejrut
30 Tetor 2024, 08:38
-
VIDEOLAJM/ Izraeli vijon bombardimet në Bejrut, sulmon zonat afër qendrës
24 Tetor 2024, 13:04