Ruçi në Samitin Parlament Europian-Ballkan Perëndimor: KE në mars, dritën jeshile për të Shqipërinë dhe MV

Ruçi në Samitin Parlament Europian-Ballkan Perëndimor: KE në mars, dritën jeshile për të Shqipërinë dhe MV

BRUKSEL- Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla kanë qenë të pranishëm ditën e sotme në Samitin e Nivelit të Lartë  Parlament Europian-Ballkan Perëndimor, në Bruksel, me temë “Ballkani Perëndimor-Një rrugë shkëmbore për zgjerimin”.

Samiti u organizua dhe kryesua nga Presidenti i PE, David Maria Sassoli dhe në të morën pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve të BP, kryetarët e grupeve parlamentare të PE dhe reporterët e PE për BP.

Siç njofton zyra e shtypit të Kuvendit, Ruçi dhe Balla e filluan ditën me takimin me Raporteren për Shqipërinë, Isabel Santos dhe më pas me bashkë-Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis. Në fjalën e tij, Ruçi rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë drejt destinacionit europian dhe të deklarojë se vendi ka vetëm një Plan A në rrugëtimin drejt të ardhmes, që është Bashkimi Europian. Asnjë Plan B nuk ekziston, as i hapur dhe as i fshehtë, as sot dhe as në të ardhmen.

"Ne duhet të punojmë që vizioni i Parlamentit Europian, Presidentit Sassoli dhe Komisionit Europian të mbizotërojë mbi skepticizmin e dy-tre vendeve. Rajoni ka nevojë për një vlerësim realist të rezultateve drejt standarteve europiane. Mjafton të përmendim për Shqipërinë reformën e guximshme dhe unike në drejtësi dhe konsensusin e para pak ditësh midis qeverisë dhe opozitës për reformën zgjedhore. Integrimi europian është realizuar si një proces shpejtësish të ndryshme, por vitet e fundit shpejtësia e ecjes së vendeve të rajonit po tentohet të ngadalësohet artificialisht, nëpërmjet të ashtuquajturave rregulla të reja. Në një kohë që duhet të ndodhë e kundërta", tha Ruçi.

Ruçi u kërkoi kryeparlamentarëve të BE-së, gjithmonë sipas njoftimit për shtyp,  të bindin qeveritë e tyre se Ballkani Perëndimor është një rajon europian dhe jo kufitar me Bashkimin Europian, se kufijtë kulturorë të Europës janë kufijtë e saj gjeografikë dhe se kufijtë politikë dhe ekonomikë ka ardhur koha të afrohen me ta, se Ballkani Perëndimor është një vlerë e shtuar dhe jo një problem i shtuar për Bashkimin Europian.

"Vizioni i BE duhet të mbajë parasysh se Ballkani Perëndimor duhet të bashkohet natyrshëm me pjesën tjetër të kontinentit dhe të mos stërmundohet nën presionin e influencave joperëndimore. Ballkani Perëndimor është vërtet më i varfëri i Europës, por nga varfëria mund të delet më shpejt nëpërmjet shtimit të investimeve perëndimore. Vlerat perëndimore konsolidohen më shpejt nëse mbështeten nga këto investime. Termat “Europa Juglindore” apo “Ballkani Perëndimor” janë thjesht terma gjeografikë, nuk janë as politikë, as kulturorë. Përmbajtja politike e tyre është  e përkohshme dhe ai ftoi kolegët e vendeve të BE-së të punojmë bashkarisht që dallimi midis këtyre rajoneve dhe pjesës të kontinentit të shuhet sa më shpejt. Ne natyrisht, kemi probleme, si ekonomitë jo-konkurruese, mirëqenia e ulët, institucionet e dobta dhe demonët etnikë e fetarë të së shkuarës.” Por vlerat tona i mbizotërojnë problemet tona”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit Ruçi.

Gjatë ndërhyrjes së tij, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla nënvizoi se “Shqipëria nuk është dekurajuar nga rezervat dhe skepticizmi i disa vendeve anëtare, të cilëve u është kërkuar që, para se të shprehin qëndrimet e tyre, të vijnë në Shqipëri dhe të prekin nga afër rezultatet e problemet tona. Ne jemi të vendosur në destiancionin tonë europian dhe nuk kemi plan tjetër, as të hapur, as të fshehtë, as sot, as në të ardhmen”, nënvizoi Balla.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren