Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka shprehur ngushëllimet për mjekun Arjan Pushi, që humbi sot betejën me COVID-19 në moshën 57-vjeçare, duke u bërë i pari nga bluzat e bardha që nuk i mbijeton dot virusit vdekjeprurës. Ruçi thotë se mjekësia shqiptare humbi një model të spikatur përkushtimi, shërbimi e vetëmohimi.
"Me trishtim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Profesorit të Universitetit të Mjekësisë, mjekut të shquar Arjan Pushi. Doktor Arjani, i cili ua kushtoi jetën dhe karierrën e tij qytetarëve dhe pacientëve, humbi betejën për jetën e vet, në luftë me koronavirusin Covid-19. Ai u shërbeu të sëmurëve deri sa kishte frymë dhe energji, duke mos e marrë në sy rrezikun. I shpreh ngushëllimet familjes, e cila humbi njeriun e vet më të dashur. Mjekësia shqiptare humbi një model të spikatur përkushtimi, shërbimi e vetëmohimi. Kjo humbje duhet të jetë një sinjal alarmi për të gjithë, se koronavirusi nuk ka ikur, rreziku prej tij është i madh për të gjithë qytetarët. Të gjithë duhet të mbrojmë jetën tonë, por të bëjmë kujdes edhe për jetët e njerëzve që na rrethojnë. Institucionet duhet të zbatojnë rreptësisht të gjitha protokollet e mbrojtjes, ndërsa qytetarët të ndërgjegjësohen se mbrojtja më e mirë nga Covid-19 është kujdesi individual dhe respektimi rigoroz i rregullave mbrojtëse. Mbrojtja e jetëve është sot një detyrë individuale, njerëzore e kombëtare, e institucioneve, por edhe e qytetarëve,"-shkruan Ruçi.
Lajmi kryesor:
Vdekja e mjekut nga COVID-i, kolegu tregon takimin e fundit, Meta: E dhimbshme! Ruçi: Iku modeli i spikatur!
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.2%
-
I keq
21.5%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1055
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor, 15:30
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor, 13:36
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor, 11:16
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
Mars 2008/ Akuza e rëndë në sallën e kuvendit, Ilir Meta: Ju nuk e dini, por Sali Berisha ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë
7 Dhjetor, 11:33