Ruçi pret ambasadorin e ri të Japonisë, Mitsuyuki Takada: Miqësia e bashkëpunimi mes 2 vendeve sfidojnë distancën fizike

Ruçi pret ambasadorin e ri të Japonisë, Mitsuyuki Takada: Miqësia e bashkëpunimi mes 2 vendeve sfidojnë distancën fizike

Mitsuyuki Takada dhe Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti  Ambasadorin e Japonisë, Mitsuyuki Takada, me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri.

Pasi i shprehu urimet për detyrën e re, Kryetari Ruçi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë  dhe shprehu vullnetin për forcimin e tyre në të ardhmen. Vitin që vjen marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe mbushin një shekull.

Kryetari Ruçi shprehu gjithashtu mirënjohjen për ndihmën e dhënë gjatë këtyre viteve nga Japonia, e cila është një nga vendet donatore më të rëndësishëm për Shqipërinë, duke dhënë rreth 400 milion USD mbështetje financiare në formë grantesh, asistencë për bashkëpunim ekonomik, kredi të buta në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, mjedis, energjetikë etj.  Mes dy vendeve janë nënshkruar 15 marrëveshje dhe janë në proces disa të tjera.

“Marrëdhëniet shqiptaro-japoneze janë një rast tipik kur distanca fizike sfidohet nga ndjenjat e ngrohta të miqësisë dhe bashkëpunimit. Rritja e interesit gjeopolitik të Japonisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, me Iniciativen e Bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor krijon mundësi të reja bashkëpunimi konkret me Japoninë. Gjithashtu, ajo vlerësohet maksimalisht dhe konsiderohet si një nismë shumë e rëndësishme për zhvillim e mbështetje për integrimin e vendeve te rajonit.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi.

Ambasadori Takada vlerëosi gjithashtu bashkëpunimin shumë të mirë dypalësh dhe vuri në dukje se vizita e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në Tokio në nëntor të vitit 2019 i dha një shtysë te re këtyre marrëdhënieve.

Kryetari Ruçi dhe Ambasadori Takada biseduan edhe mbi aspektet e bashkëpunimit midis parlamenteve të të dy vendeve dhe fuqizimit të diplomacisë parlamentare si një instrument i rëndësishëm i bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë