Integrimi është çështja kryesore që bashkon politikën shqiptarë. Kështu u shpreh kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi gjatë një takimi që zhvilloi me Kryenegociatorin e Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi.
Kryetari i Kuvendit e uroi Mazi për detyrën dhe e garantoi për mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë në realizimin me sukses të misionit të tij të lartë të negociatave me Bashkimin Europian.
“Për çështjen e integrimit europian të Shqipërisë nuk kemi asgjë që na ndan si forca politike. Integrimi është kryeçështja që na bashkon. Unë do të bëj të gjitha përpjekjet që integrimi të mos përdoret si një çështje politike dhe elektorale, por si kryeçështja që bashkon politikën shqiptare. Për këtë duhet të mësojmë edhe nga përvojat e vendeve të tjera të suksesshme në rrugëtimin e tyre europian.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ruçi garantoi Zef Mazin se Kuvendi është angazhuar maksimalisht në përballimin e detyrave të veta për procesin e integrimit europian, nëpërmjet përshpejtimit të ritmit të reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe reformës zgjedhore, përafrimit të legjislacionit vendas me standartet e BE-së; kontrollit të zbatimit të detyrimeve e reformave të anëtarësimit; promovimit të integrimit nëpërmjet bashkëpunimit ndërparlamentar e diplomacisë parlamentare dhe informimit të publikut dhe qytetarëve si edhe përfshirjes e mbështetjes së tyre.
Nga ana e tij, kryenegociatori Mazi e informoi Kryetarin e Kuvendit mbi aspektet dhe dimensionet kryesore të punës së tij si Kryengociator dhe të grupit të negociimit: koordinimin e punës brenda vendit me ministritë, qeverisjen vendore, shoqërinë civile dhe median; procesin e negociatave me Komisionin Europoian; lobimin dhe bashkëpunimin me vendet anëtare.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.4%
-
Pak
84%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Plumba kundër lirisë: Drejtësia e munguar për të rinjtë e vrarë gjatë protestave kundër komunizmit
7 Shkurt, 16:15
-
Politika bashkohet për të përmbysur skemën e ripërtëritjes në Gjykatën Kushtetuese! SHBA kundër: Të rinovohen tri anëtarë çdo 3 vjet
6 Dhjetor 2024, 14:07
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor 2024, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor 2024, 13:05
-
Pse ka nevojë Europa për Shqipërinë? Shkrimtari austriak: Kryeministri Rama, interesant në politikën europiane! I vetmi kryetar shteti, artist
2 Nëntor 2024, 10:12
-
Spahiu ironizon Ramën: Nëse BE na ka poshtëruar tre herë, Shqipëria ka poshtëruar 30 herë veten
15 Tetor 2024, 21:37
-
Shqipëria hap grup-kapitullin e parë me BE, ambasadori Gonzato: Partitë ta konsiderojnë Integrimin prioritet kombëtar strategjik!
15 Tetor 2024, 12:27
-
FOTOLAJM/ U zgjodh kryetare Kuvendi, Elisa Spiropali merr ‘leksione’ nga Gramoz Ruçi
1 Gusht 2024, 14:45
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill 2024, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill 2024, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt 2024, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt 2024, 11:24