Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur sot në një takim kreun e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, Koen Lenaerts ku foli rreth hapave të hedhura deri më tani në procesin e reformës në drejtësi.
Duke foluar në Forumin “Konkurrenca dhe biznesi” kreu i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi u shpreh Shqipëria dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë po bashkëpunojnë intensivisht për ngritjen e organeve të qeverisjes së drejtësisë. Gjatë këtij takim shprehu vendosmërinë e autoriteteve shqiptare për të çuar përpara ecurinë e reformës në drejtësi. Ai tha se Reforma në Drejtësi e vettingu, janë nisma të guximshme dhe unike.
Gjithashtu, foli për lirinë e tregjeve, duke thënë se po punohet në këtë drejtim dhe se është shumë e rëndësishme që rritja ekonomike të përkthehet në shërbim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.
Nga ana e tij, Kreu i Gjykatës Europiane Lenaerts u ndal tek Reforma në Drejtësi dheVettingun, nisma të rëndësishme dhe të guximshme duke thënse se është në rrugë të mbarë dhe se me këtë reformë Shqipëria po hedh bazat e një gjyqësori të pavarur.
Duke ju referuar integrimit të Shqipërisë kreu i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë u shpreh se Shqipëria një vend i rëndësishëm për BE-në. Veçmas ai veçoi diversitetin fetar në Shqipëri, si një aset për BE-në. BE pasurohet duke pranuar vende me frymë evropiane si Shqipëria, presim hapjen e negociatave me BE-në në 2019.