Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti drejtorin rajonal të Institutit Kombëtar Demokrat, Robert Benjamin, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Institutit Kombëtar Demokrat.
Kuvendi i Shqipërisë është i interesuar dhe i hapur për këtë bashkëpunim, i cili deri tani ka rezultuar shumë i suksesshëm.
Gjithashtu është falenderuar Institutin Kombëtar Demokrat, posaçërisht Presidentin Derek Mitchell dhe Presidenten e Bordit Madeleine K. Albright, për vëmendjen ndaj Shqipërisë.
“Shpresojmë që edhe projekti për parlamentin dhe edukimin qytetar që po zbatojmë bashkarisht të shënojë suksesin e bashkëpunimeve tona të mëparshme”, është shprehur Ruçi.
Drejtori rajonal i Institutit Kombëtar Demokrat, Robert Benjamin, falenderoi Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për eficiencën dhe produktivitetin e Kuvendit dhe të shërbimeve në bashkëpunimin me Institutin, si edhe për angazhimin e tij personal, i cili është një ndihmë e madhe në bashkëpunimin midis Kuvendit dhe Institutit Kombëtar Demokrat.