Ruçi takon Ambasadorin e Norvegjisë, Sjaastad: Do të jemi partner afatgjatë për Shqipërisë

 Ruçi takon Ambasadorin e Norvegjisë, Sjaastad: Do të jemi partner afatgjatë për Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad me rastin e përfundimit të misionit të tij në Tiranë dhe Prishtinë. Ruçi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen teknike dhe asistencën financiare që Norvegjia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite. Ndër të tjera Ruçi ka thënë se vlerëson Norvegjinë për njohjet ndërkombëtare dhe zhvillimin e Kosovës dhe për angazhimin e kontributin për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

 “Shqipëria e vlerëson lart bashkëpunimin me Norvegjinë edhe në kuadrin e NATO-s dhe vlerëson e mirëpret rritjen e kontributit të saj për mbështetjen dhe fuqizimin e rolit të Shqipërisë si një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.”, theksoi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kryetari i Kuvendit me tej  vlerësoi kontributin e kompanive të mirënjohura norvegjeze në fushën e energjisë në Shqipëri dhe shprehu gadishmërinë e Shqipërisë për të vazhduar bashkëpunimin me Norvegjinë në fushat me interes të ndërsjelltë, bashkëpunimin rajonal, çështjet e sigurisë e migracionit; forcimin e lidhjeve ekonomike, turizmit. Shqipëria është bërë destinacion i mjaft turistëve norvegjeze. Numri i tyre gati është dyfishuar krahasuar me 2010  dhe vendimi për të filluar fluturimet e drejtpërdrejta Oslo-Tiranë pritet të rrisë edhe më shumë numrin e turistëve norvegjezë në Shqipëri.

Ambasadori Per Strand Sjaastad vlerësoi lart arritjet e Shqipërisë gjatë viteve të fundit si edhe klimën mjaft pozitive për bizneset norvegjeze në Shqipëri, të cilat do të vijnë duke u shtuar.

 “Norvegjia do të jetë një partner afatgjatë dhe i qëndrueshëm i Shqipërisë dhe do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor si edhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, në të mirë të një zgjdhjeje të qëndrueshme, në dobi të të dy vendeve dhe rajonit.”, vuri në dukje Ambasadori.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion