Ruçi uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Koronavirusi nuk njeh kufij, por as solidariteti njerëzor e fetar

Ruçi uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Koronavirusi nuk njeh kufij, por as solidariteti njerëzor e fetar

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

1579249127_rucii2.jpg

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uroi sot besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Ai ka uruar të gjithë besimtarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Luginën e Preshevës dhe në të gjithë Diasporën për muajin e Ramazanit.

Kryetari i Kuvendit ka theksuar se askush nuk do të donte ta niste këtë muaj të bekuar në këtë kohë pandemie, të privuar nga përqafimet vëllazërore midis besimtarëve, nga mrekullimi e lumturia që krijojnë festimi së bashku dhe ritualet që kanë mbajtur gjallë besimin më shekuj e mijëvjeçarë.

"Ramazani i sivjetshëm është një festë brenda një drame, një dhimbje  brenda urtësisë, një sakrificë e shtuar brenda sakrificës tradicionale të agjërimit, që na ka imponuar qëndresa stoike pandemisë COVID-19.

Por distanca sociale do të zëvëndësohet e kompensohet nga afrimi shpirtëror midis zemrave të besimtarëve dhe njerëzve tanë të dashur. Përqafimi i zemrave është po aq i fuqishëm dhe i ndjerë sa edhe përqafimi fizik", ka shkruar Ruçi.

Ai ka shprehur mirënjohje në emër ëtë tij dhe të Kuvendit të Shqipërisë ndaj komunitetit mysliman për mbështetjen e masave dhe privimit, në emër të mbrojtjes së jetëve njerëzore, të gëzimeve e kënaqësive të jetës, për të penguar përhapjen e virusit që kërcënon rrezikshëm njerëzimin  në të pesë kontinentet.

"Në betejën kundër koronavirusit dhe rrugëtimin drejt të ardhmes, besimet janë e do të jenë bashkë. Koronavirusi nuk njeh kufij, por as solidariteti nuk njeh kufij. Solidariteti njerëzor, shpirtëror e fetar është bërë sot një fakt global.

Dhe kjo provohet më mirë se kudo, në Shqipërinë tonë, ku të gjitha komunitetet fetare, në mbështetje të  njeri-tjetrit, janë bërë sot 'gardianë' të jetëve njerëzore dhe ushqyes të fuqisë, shpresës dhe vetëdijes për ta fituar betejën për jetën", ka shtuar Ruçi.

Ruçi shprehet se roli i Islamit në avancimin e drejtësisë dhe lirive njerëzore, progresit, humanizmit dhe dinjitetit të pjestarëve të shoqërisë, po vjen duke u forcuar dhe është bërë një fakt i pranueshëm kudo në botë.

Sipas tij, marrëdhëniet midis Islamit dhe Perëndimit kanë hyrë në një fazë të re respektimi, mirëkuptimi, tolerance, mësimi e dëgjimi reciprok, kundër ksenofobisë dhe në shërbim të mbijetesës së të gjithë besimeve, kulturave dhe qytetërimeve të sotme.

"Shqipëria është krenare se myslimanët shqiptarë janë një komunitet i madh tolerant, i emancipuar, paqësor dhe progresiv”, shkruan Kryetari i Kuvendit.


Lajmi kryesor:

'3 trokitje, kleri s'i hapi shteg armikut'! Politika uron Ramazanin, Rama-Bashës: Agjërimi do lehtësonte gjuhë-çartjen


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)