Ruçi vizitë në Maqedoni: Nuk kemi projekt për Shqipërinë e Madhe, bashkohemi në BE

Ruçi vizitë në Maqedoni: Nuk kemi projekt për Shqipërinë e Madhe, bashkohemi në BE

Talat Xhaferi dhe Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka zhvilluar një vizitë në Shkup ku është takuar me homologun Talat Xhaferi. Ruçi ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së Prespës, ndërsa kërkoi nga presidenti Ivanov që ligji për gjuhën shqipe të gëzojë zbatim institucional. “Pakica kombëtare maqedonase në Prespë sot ka një ligj organik, bashkëkohor, brenda standardeve të Bashkimit Europian. Sigurisht që do të kërkojë që të njëjtën gjë edhe popullata shqiptare në Maqedoni ta gëzojë” tha ai.

Ruçi tha gjithashtu se Shqipëria do të mbështesë Maqedoninë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO-s si dhe bashkë për t’u anëtarësuar në BE. “Vendi ynë nuk ka asnjë projekt mbi apo nën tavolinë për të krijuar të ashtuquajturën Shqipërinë e Madhe. Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet: shqiptarët të gjithë të bashkuar në familjen e madhe të Bashkimit Europian” përfundoi Gramoz Ruçi.   

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar