Ruçi vizitë zyrtare në Japoni, Tadamori Ōshima: Bashkëpunimi me Shqipërinë, prioritet i Japonisë

Ruçi vizitë zyrtare në Japoni, Tadamori Ōshima: Bashkëpunimi me Shqipërinë, prioritet i Japonisë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Japoniku është takuar me homologun e tij në këtë shtet, Tadamori Ōshima. Gjatë këtij takimi kryetari i Kuvendit deklaroi se Shqipëria dh eJaponia duhet të forcojnë urat e bashkëpunimit.

“Japonia dhe Tokio përfaqësojnë një mrekulli njerëzore dhe admirohen nga të gjithë shqiptarët. Ne duhet të punojmë për  nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri, bujqësi, peshkim, transportin hekurudhor dhe ajror, parqet industriale, sektorin e energjisë, naftës, minierave, shëndetësisë, industrinë e fasonit etj. Rritjes së bashkëpunimit midis të dy vendeve do t’í shërbente edhe liberalizimi i vizave, i cili nëpërmjet qarkullimit të lirë të njerëzve, do të lehtësojë edhe qarkullimin e mallrave, shkëmbimet tregëtare dhe turizmin.” është shprehur Ruçi.

Nga ana e tij Tadamori Ōshima, nënvizoi se bashkëpunimin me Shqipërinë do ta konsiderojë një prioritet të agjendës së tij parlamentare, duke iu përgjigjur pozitivsht ftesës së Kryetarit të Kuvendit për të vizituar Shqipërinë. “Japonia e konsideron Shqipërinë një vend mik dhe partner, një faktor kyç për zhvillimin dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Unë do të nxis qeverinë dhe investitorët japonezë  për më shumë bashkëpunim, shkëmbime e investime me Shqipërinë, e cila ka potenciale të larta zhvillimi,  si edhe do të mbështes kërkesën Tuaj për liberalizimin e vizave.”

Në këtë takim u konstatua se ka një interes të shtuar për forcimin e marrëdhënieve politike dhe intensifikimin e shkëmbimit të vizitave të niveleve të larta. Japonia është një partner dhe donator i rëndësishëm për Shqipërinë, me rreth 380 milionë dollarë investime, në formë grantesh, asistencë për bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj. Mes dy vendeve janë nënshkruar 15 marrëveshje dhe janë në proces disa të tjera. Bashkëpunimi parlamentar përbën një dimension të rëndësishëm të marrëdhenieve dypalëshe dhe shërben si nxitje edhe për bashkëpunimin në aspekte të tjera.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua gjithashtu me anëtarë të kabinetit qeveritar, drejtuesit e grupit parlamentar të miqësisë me Shqipërinë dhe anëtarë të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve, me të cilët  biseduan mbi fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh, nxitjen e investimeve,  ecurinë e projekteve japoneze në Shqipëri dhe rritjen e shkëmbimeve të gjithanshme midis të dy vendeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve